KONTRATAT ME FARMACITE dhe DEPOT FARMACEUTIKE
Ne kuader te njo kontrolli me te mire te barnave te rimbursueshme ne rrjetin farmaceutik, ISKSH parashikon ne kontratat e vitit 2013 qe, “Farmacia sjell online (brenda 48 oreve), nepermjet lidhjes me internet te dhenat lidhur me ekzekutimin e recetave me rimbursim. Ne rastet e problematikave te krijuara ne rrjet (vonesa 24 oreshe) per shkaqe te forcave madhore ose te ISKSH-se, ai afat shtyhet dhe nuk aplikohen penalitetet.” Nisur nga problematika e shfaqur vitin e fundit, ne kontratat e reja kemi parashikuar qe, “Farmacia eshte e detyruar t’i jape pacientit barnat e pershkruara ne recete pa bere asnje lloj zevendesimi apo ndryshimi te formedozes, principit aktiv apo sasise se barit te pershkruar nga mjeku.” Lidhur me penalitetet, pervec masave me gjobe, zgjidhja e kontrates me farmacine parashikohet kur: “Ne farmaci gjendet fature fiktive, recete fiktive te cilat vertetohen, drejtuesit teknik dhe pronarit i zgjidhet kontrata dhe i propozohet institucionit perkatesper heqjen e liçenses, zgjidhja e kontrates behet deri ne fund te periudhes se kontraktuar por jo me pak se 6 muaj nga koha e zgjidhjes.” Si dhe, “Nga kontrolli ne farmaci, ne mungese te drejtuesit teknik apo te farmacistit te punesuar gjendet duke sherbyer person i pa pajisur me liçense (çertifikate) nga Urdheri i Farmacisteve, per ushtrimin individual te profesionit, farmacise i zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar, por jo me pak se nje periudhe 6 mujore qe nga koha e zgjidhjes, njoftohet Urdheri i Farmacisteve dhe i propozohet institucionit perkates per heqje liçense Gjithashtu, “Ne rastet kur vertetohet se farmacia ka ekzekutuar receten duke i dhene pacientit barna me pak ne sasi ose lloj, se ato te pershkruara ne recete nga ana e mjekut, zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar, por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore qe nga koha e zgjidhjes.”
Kontratat
KONTRATA DRSKSH - AGJENSI FARMACEUTIKE 2013
KONTRATA DRSKSH - FARMACI 2013
KONTRATA TREPALESHE-QSUT 2013
Formularet e Vetedeklarimit
FORMULAR VETEDEKLARIMI FARMACI / A. FARMACEUTIKE 2013
FORMULAR VETEDEKLARIMI PERDITESIMI FARMACI / A. FARMACEUTIKE 2013
|