KONTRATAT ME SPITALET
Grupi i punes u ngritur per hartimin e kontratave me spitalet per vitin 2013, ka reflektuar sugjerimet dhe propozimet e ardhura nga Spitalet, DRSKSH-te, si dhe aktore e partnere te tjere, ne perpjekje per te menjanuar problematiken e hasur gjate implementimit te Kontrates Spitalore S/2012. Eshte punuar veçanerisht ne drejtim te permiresimit te menyres se raportimit te spitaleve, duke rishikuar menyren e pasqyrimit te te dhenave. Ne kete drejtim jane menjanuar dublimet ne dhenien e te njejtit informacion ne disa evidenca, eshte kerkuar marrja e evidencave ne periudha pergjithesisht mujore, si dhe eshte riorganizuar lista e indikatoreve, duke synuar ne indikatore te matshem, e te arritshem, sidomos ne permiresimin e treguesve te nje viti me pare. Gjithashtu, ne kontratat e reja eshte parashikuar detyrimi i ISKSH per te njoftuar spitalet mbi ecurine e treguesve te aktivitetit te tyre, krahasuar me spitale te tjere te te njejtit nivel.
Disa nga nderhyrjet dhe ndryshimet kryesore jane:
Ne te drejta dhe detyrime te pergjithshme te spitalit shtohet: • Spitali ka per detyre, nen monitorimin e ISKSH, te punoje per nxjerrjen e kostove per sherbime, analiza, trajtime apo ekzaminime te veçanta, ne funksion te pergatitjeve per llogaritjen e kostove te paketave te sherbimit Kjo pike eshte shtuar me qellimin qe te mund t’i kerkohet spitalit, llogaritja e kostove per sherbime, trajtime apo ekzaminime te veçanta, ne funksion te llogaritjes se kostove te paketave te sherbimit. Ne detyrimet e spitalit ne sherbimet me shtreter, jane shtuar: • Per sherbimet e pacienteve te shtruar ne spital, per te cilat vetem ne periudha te caktuara kur ekzaminimet laboratorike apo imazherike nuk mund te realizohen prane spitalit, rekomandimi per marrjen e ketij sherbimi jashte spitalit do te firmoset nga nendrejtori teknik (ne mungese te tij shefi i sherbimit) dhe mjeku i sherbimit perkates. Ne keto raste, nje kopje e rekomandimit se bashku me pergjigjen qendrojne ne kartelen klinike te pacientit. • Per barnat dhe materialet e tjera mjekesore per te cilat, vetem ne periudha te caktuara, spitali nuk ka mundesi t’ia siguroje pacientit te shtruar, receta per blerjen e tyre jashte spitalit do te firmoset nga shefi i sherbimit dhe mjeku qe ndjek pacientin. Ne keto raste, mjeku qe ndjek pacientin, shkruan P (qe do te thote Personale) ne kartele perbri barit/barnave dhe materialeve te tjera mjeksore te perdorura nga pacienti. Ne detyrime te spitalit ne dhenien e sherbimit te specializuar ambulator eshte shtuar: • Per sherbimet e pacienteve ne sherbimin ambulator te specializuar, per te cilat vetem ne periudha te caktuara ekzaminimet laboratorike apo imazherike nuk mund te realizohen prane ketij sherbimi (poliklinikave), rekomandimi per kryerjen e tyre jashte ketij sherbimi do te firmoset nga pergjegjesi/shefi i ketij sherbimi si edhe nga mjeku perkates. Ne keto raste, nje kopje e rekomandimit se bashku me pergjigjen qendrojne ne kartelen e pacientit. Tre pikat e mesiperme jane shtuar per te rregulluar, disiplinuar dhe kontrolluar kryerjen e sherbimeve egzaminuese dhe marrjen e barnave jashte ambjenteve spitalore, vetem ne rastet kur eshte e pamundur qe keto sherbime te merren ne spital/poliklinike. Per shkeljet e detyrimeve qe rjedhin nga keto pika jane parashikuar sanksionet perkatese ne kontrate. Ne kontraten e re 2013 jane bere gjithashtu riformulime, si dhe eshte shtuar nje aneks, per detyrimet e mjekut specialist ne sherbimin e specializuar ambulator, per zbatimin e sistemit te referimit. Keto detyrime jane parashikuar te firmosen veças nga Mjeku specialist dhe Drejtori i Spitalit dhe te behen pjese integrale e kontrates. Ky riformulim eshte shoqeruar edhe me sanksionet perkatese te parashikuara ne kontrate. Keto ndryshime jane parashikuar per te disiplinuar zbatimin e sistemit te referimit ne sherbimin e specializuar ambulator ne spital. Persa i perket financimit, eshte parashikuar qe, per detajimin e shpenzimeve, çdo spital te marre miratimin nga DRSKSH kontraktuese. Ketu synohet, per sa kohe spitalet nuk jane te udhehequr nga bordet e tyre, te rritet pergjegjshmeria ne percaktimin e destinacionit te shpenzimeve. Nuk ka ndryshime ne kontraten me mjeket specialiste te spitaleve universitare dhe spitaleve ne nivel qarku per pershkrimin e barnave te shtrenjta. Ne kontrata jane reflektuar dhe ndryshimet ligjore e nenligjore te vitit ne vazhdim.
Kontratat
KONTRATA DRSKSH - SPITALI QARKU/BASHKIE 2013
KONTRAT DRSKSH - SPITALI DURRES 2013
KONTRATA M. S. DRSKSH - RAJONAL 2013
KONTRATA M.S QSUT-DRSKSH 2013
KONTRATA SPITALORE PER MATERNITETET 2013
|