PDF Print Email

KONTRATAT E ISKSH ME DHENESIT E SHERBIMEVE SHENDETESORE PËR VITIN 2013

Objekti kryesor i funksionimit te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte menaxhimi me efektivitet te larte i financimit te shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga skema e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.
Ne kete kuader, ISKSH eshte i vetmi Institucion Shendetesor publik qe ka tashme te konsoliduara kontratat e mirepercaktuara me dhenesit e sherbimeve shendetesore, duke filluar nga farmacite, depot farmaceutike, qendrat shendetesore dhe spitalet ne te gjithe vendin.


KONTRATAT ME QENDRAT SHENDETESORE

Fale reformes se nisur nga ISKSH ne sherbimin paresor ne vitin 2007, sot kemi nje sistem te konsoliduar te pagesave te Qendrave Shendetesore, ne funksion te nje sherbimi me te mire per popullaten.

ISKSH financon Qendrat Shendetesore sipas nje sistemi miks te financimit qe perbehet nga:

I-nje pagese fikse(80% e buxhetit te qendres – per numer banoresh)

II-pagese per aktivitet – 10%  “Numri mesatar i vizitave në ditë per persona të siguruar për mjek gjatë një muaji”.

III-pagese per performance ose bonus – 10%

Ne kontratat e reja, tek indikatoret qe masin cilesine e sherbimit (bonusi) eshte shtuar nje indikator i ri “Perqindja e grave mbi 35 vjec te depistuara me Ca gjiri”. Ky eshte indikator cilesie qe duhet matur e vleresuar, per shkak te rendesise qe ka depistimi i hershem i Ca te gjirit tek femrat, ne menyre qe te rritet suksesi i trajtimit, te ulen komplikacionet e mundshme, te racionalizohen shpenzimet, te permiresohet cilesia e jetes se ketyre te semureve, si dhe  te ulet vdekshmeria. Synimi eshte qe ky indikator te arrihet te realizohet te pakten 80% deri ne fund te vitit.

Nje tjeter indikator cilesie qe eshte shtuar ne kontrate ka te beje me mundesine  e kryerjes se testit te hemoglobines se glukozuar per pacientet diabetike, (pervec glicemise esell), aty ku ka mundesi reale per kryerjen e ketij testi.
Diabeti Mellitus eshte renditur i dyti per nga shpenzimet e rimbursimit, ze rreth 15% te shpenzimeve totale te rimbursimit dhe ka nje trend rritje te konsiderueshem, me rreth 510 raste te reja ne muaj. Nepermjet ketij ekzaminimi mjeket realizojne monitorimin e ketyre pacienteve, me qellim vleresimin e mjekimit te dhene dhe reduktimin e komplikacioneve qe invalidizon rende te semuret.

Ne kontratat e reja me Qendrat Shendetesore – eshte shtuar edhe detyrimi per permbushjen e standarteve per akreditim.Gjithashtu eshte percaktuar ne keto kontrata,qe QSH duhet të mbajë ‘Rregjistrin Elektronik te banoreve’ për të gjithë banorët që mbulojnë me shërbim shëndetesor dhe të pasqyrojë çdo muaj ndryshimet. Të plotësojë saktë dhe të raportojë çdo muaj ngarkesën për banorë. Ndersadrejtuesi i Qendres Shendetesore do te organizoje punen per mirembajtjen e “Rregjistrit Elektronik te banoreve”.

Paketa e sherbimeve te cilen ne kontraktojme ne Qendrat Shendetesore perfshin:
1.    Kujdesi ne rastet e urgjences.
2.    Kujdesi Shendetesor per femijet.
3.    Kujdesi Shendetesor per te rriturit
4.    Kujdesi Shendetesor per grate dhe shendeti riprodhues.
5.    Kujdesi Shendetesor per te moshuarit.
6.    Kujdesi shendetesor mendor.
7.    Promocioni dhe edukimi shendetesor.

Kontratat

KONTRATA DRSKSH - QENDER SHENDETESORE 2013 “PER FINANCIMIN E SHERBIMEVE SHENDETSORE NE KUJDESIN PARESOR”

KONTRATA DRSKSH - QSH e Specialiteteve 2013

KONTRATA DRSKSH - SOB 2013

PAKETA E SHERBIMEVE KSHP

 

Formulare

Rregjistrim Personi
Kerkese per Zgjedhje/Ndryshim Mjeku
C'rregjistrim Personi i Vdekur

 


ISKSH MAIL

 

Kush Jemi

Kush Jemi Ne?

Statuti i Institutit te Sigurimive te Kujdesit Shendetesor... me shume

Kontakt

Adresa: Rruga SAMI FRASHERI, L 8 TIRANE
Tel: +355 4 2230984, Fax: +355 4 2 274953
Adresat elektronike dhe numrat e telefonit te drejtuesve te ISKSH... me shume..

Projektet

Projekti i Kostos se Spitalit
Projekti i Paresorit

Spitali i Durresit
Depistimi
Projekti E-Farmaci

Baza Ligjore

Sigurimi shëndetësor i detyrueshëm mbulon gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë me banim të përhershëm në Shqipëri, të huaj të punësuar e të siguruar në Shqipëri dhe sigurohet nga ISKSH  me shume...