Prezantohet karta e shëndetit
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor(FSDKSH), dr. Astrit Beci, prezantuan kartën e shëndetit, një projekt i FSDKSH, i bërë tashmë realitet në të gjithë Shqipërinë.
Paketat e shërbimeve edhe në spitalet jopublike
Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dr. Astrit Beci lajmëruan në një konferencë për shtyp fillimin e procesit të ofrimit të paketave të shërbimeve edhe në spitalet jopublike si dhe mënyrën e përfitimit të tyre nga pacientët.
Miratohen kostot e paketave shëndetësore
FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, hartuan kostot e 10 paketave shëndetësore. Bëhet fjalë për gjashtë paketa të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë: By pass koronar; Interventet valvolare; Intereventet kongenitale; Pacemaker definitive; Angiografi koronare; Angioplastikë koronare si dhe tre paketa të Nefrologjisë: Dializën, transplantin e veshkave dhe terpainë e flakjes akute dhe implantin koklear.
Nis puna për kostimin e paketave
Në zbatim të politikave të Qeverisë, FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, nisi punën për hartimin e paketave shëndetësore, gjë që do të sjellë një risi në financimin e shërbimeve spitalore.
Shëndetësia, bashkëpunim Shqipëri-Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, nis një rrugë e gjatë bashkëpunimi në fushën e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit ndaj popullatës mes dy vendve tona.
FSDKSH organizon Forumin Ballkanik
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, organizoi në Tiranë Forumin Ballkanik të Sigurimeve Shëndetësore, me pjesëmarrje të vendeve të rajonit, ku u diskutua për sfidat e financimit të drejtë të shërbimeve mjekësore, për të arritur një mbulim sa më të gjerë të popullatës.

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga Sami Frsheri, L 8, Tirane
Tel: +35542230984 | Fax: +35542274953


Credits ADV Digital Solutions