Lista e Barnave

Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2014, është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Në këtë këndvështrim, FONDI synon përmes listës së re të barnave, të shtojë vëmendjen drejt kategorive si pensionistët, por këtë vit në fokus janë gjithashtu fëmijët, gratë shtatzëna, të sëmurët me kancer, të sëmurët me probleme të shikimit etj.

Në hartimin e listës së re të barnave janë marrë parasysh disa kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Lista e vitit 2014 është pasuruar me 56 barna të reja, të cilat shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, gjithashtu në trajtimin e disa sëmundjeve tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.

Risia e këtij viti është gjithashtu mbulimi i disa nozologjive të pambuluara më parë, si, disa lloje tumoresh, Hepati B dhe C, çrregullimet hormonale, osteoporoza etj.

Lista e barnave te rimbursuara është ndërtuar mbi parimin e listës thelbësore  të barnave të OBSH-së, për të mënjanuar efektet negative te tregut farmaceutik dhe për të ndihmuar mjekët në trajtimin me medikamente të të sëmurëve. Lista përmban barna të cilat kanë masë mbulimi të përcaktuar sipas grupeve, që varion nga 50% në 100% të çmimit të referencës.

RISI
E-barna, kërkim i avancuar për barnat e listës

Lista e barnave të rimbursuara e ka hyrë tashmë në fuqi, është një ndër fushat më të rëndësishme të publikuara në web-in e Fondit www.fsdksh.com.al. Deri më tani imazhi i publikimi të saj ka qenë në të njëjtën formë që përmban dhe Lista e barnave e printuar me të cilën punojnë sot mjekët në të gjitha nivelet e shërbimit si farmacitë dhe depot.

Këtë vit, për të thjeshtuar përdorimin e saj si dhe për të marrë informacion të detajuar sipas fushave të interesit, lista do të jetë online në një formë të re, e cila do të jetë më mirë e aksesueshme për përdoruesit.

Risi e kësaj forme është bërja e mundur e përdorimit të kësaj liste edhe nëpërmjet pajisjeve të tjera elektronike përvec PC, që janë tabletat, celularet etj.

Me një shembull të thjeshtë mund ta konkretizojmë: Nëse do të duhet të kërkohet një bar të  caktuar me të dhënat e tij, mjafton të shkruash një detaj nga të dhënat e barit dhe me një kërkim të avancuar shfaqen në ekran gjithë të dhënat e tjera të barit, si: emertimi kimik e tregtar, formë doza, firmat farmaceutike, çmimi etj.

Kjo do të rrisë jo vetëm efikasitetin e përdorimit të saj, por rrit edhe numrin e përdoruesve nga një masë më e madhe njerëzish, jo vetëm thjesht mjekët e farmacistët por gjithkush që është i interesuar për të marrë informacion rreth barnave të kësaj liste. Mjafton një e dhënë e barit dhe çdokush nepermjet celularit mund te kontrolloje nese bari eshte ose jo ne rimbursim dhe me cfare vlere mbulohet nga Fondi, ne varesi te kategorise qe personi i perket.

Per te kerkuar nje bar te listes, klikoni me nje te dhene te barit ne:

https://isksh.com.al/ebarna/

Lista e Barnave 2014
Lista e Barnave QSUT dhe spitale rajonale 2014