|
Ligji Nr. 7870 date 13.10.1994 “ Per Sigurimet Shendetesore “, i ndryshuar sanksionon skemen e sigurimeve shendetesore dhe konkretisht:
1. Skema e detyrueshme e sigurimeve shendetesore 2. Skema vullnetare e sigurimeve shendetesore Ne zbatim te Ligjit 8961 date 24.10.2002, shtetasit mund të sigurohen vullnetarisht në skemat e sigurimeve vullnetare, kur për një kohë dhe shkaqe të arsyeshme nuk mund të sigurohen detyrimisht. Sigurimi vullnetar, i parashikuar nga kjo dispozitë, bëhet në kushtet e përcaktuara nga Rregullorja e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Skema mbeshtetet ne parimin e kontributeve, eshte nje skeme jo-fitimprurese qe mbron nga rreziku I semundjes kategorite e percaktuara ne Ligj. Burimet kryesore te financimit te skemes se sigurimeve shendetesore(fakt 2009) - Kontributi i sigurimeve shendetesore 23.45 % - Kontributi i buxhetit te shtetit 76.16% - Te ardhura te tjera 0.39% Kontributet e sigurimeve shendetsore jane dyfishuar ne krahasim me 2005, ndersa kontributi i shtetit eshte shatefishuar po te kemi parasysh edhe financimin e spitaleve, ose pa perfshire buxhetin per spitalet mund te themi se eshte rritur dy here e gjysem ne krahasim me vitin 2005. Rritja e kontributeve krahas rritjes se bazes se vleresueshme per kontributet tregon per nje rritje te ndjeshme te pjesemarresve ne skeme, si rezultat i politikave fiskale te zbatuara
Numri I kontribuesve sipas burimeve zyrtare te DPT

Kontributet, sa paguhet
Masa e kontributit per personat e punesuar eshte 3.4 % e pages mujore, nga te cilat 1.7% i paguan punedhenesi dhe 1.7% i paguan punemarresi. Kontributi per te vetepunesuarit ne qytet eshte 7% e pages minimale, ndersa te vetepunesuarit ne fshat paguajne 3 % (zonat kodrinore dhe malore) dhe 5 % zonat fushore.
Sigurimi vullnetar ne ISKSH
 Duke qene se skema e sigurimeve shendetesore mbulon te gjithe shtetasit, eshte universale, me vendim te vecante te Keshillit Administrativ, ne vitin 2004 u krijuan mundesi qe kategori te vecanta qe nuk e gjejne veten ne ligjin ekzistues te sigurimeve shendetesore te sigurohen vullnetarisht. Regjistrimi qe ne vitin e pare te aplikimit te sigurimit vullnetar per 2004 i mbi 300 personave me nje vlere prej 2 217 mije leke, tregoi interesin e popullsise per perfitimet qe sjell sigurimi shendetesor.
Personi i siguruar ne menyre vullnetare perfiton pa pagese nje pjese te cmimit te barnave te listes se barnave qe rimbursohen dhe sherbimin pa pagese te mjeku i pergjithshem dhe i familjes.
Kush mund te sigurohet vullnetarisht?
Mund te sigurohen vullnetarisht shtetasit ne rastet kur: - nuk kane qene ndonjehere ne marredhenie pune - nuk kane mbushur moshen e pensionit te pleqerise - nuk perfitojne te drejten per t?u regjistruar si punekerkues te papune dhe jane ne prag te moshes se pensionit te pleqerise - jane studente shqiptare qe vazhdojne studimet pasuniversitare dhe specializime qe studiojne jashte shtetit dhe duan te perfitojne nga skema kur ndodhen ne Shqiperi - jane emigrante shqiptare qe punojne perkohesisht jashte shtetit per periudhen kur ndodhen ne Shqiperi - kane periudha shkeputje nga puna me leje pa te drejte page - si edhe te gjithe rastet qe i vlereson ISKSH. Personi qe kerkon te sigurohet vullnetarisht, ne baze te Rregullores se Sigurimit Vullnetar Nr. 2 date 30.09.2003, lidh nje Akt-marreveshje me Drejtorine Rajonale te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor, ne te cilen percaktohet shuma e kontributit qe personi duhet te paguaje, menyra e pageses si edhe perfitimet nga skema. Per te vertetuar qe personi qe kerkon te sigurohet vullnetarisht I perket kategorive te percaktuara me lart, ai paraqet ne DRSKSH dokumentacionin si me poshte: -certifikate lindje -vertetim per vendbanimin e tij -deklarim nga mjeku I pergjithshem ose I familjes I gjendjes se tij shendetesore -kerkese me shkrim. Qe personi, i siguruar ne menyre vullnetare, te perfitoje sigurim shendetesor duhet fillimisht te paguaje kontributin ne masen e percaktuar per nje periudhe kohe per nje vit. Me pas pagesat behen si parapagim dhe per periudha jo me pak se tre muaj. Masa e kontributit eshte 3.4 % e pages mujore minimale te percaktuar Cdo vit me VKM.
|