Si Te Sigurohemi

Libreza e shëndetit

Pajisuni me librezë shëndeti për të përfituar shërbimet e ISKSH-se

Dokumentet e nevojshme:

Për personat e punësuar apo të vetëpunësuar (fshat, qytet) duhet të paraqiten:

-Libreza e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore

-mjet identifikimi (pasaportë ose çertifikatë)

-rekomandimi i mjekut

 

Për kategoritë joaktivë duhet të paraqitet vërtetimi i kategorisë përkatëse si psh:

Libreza e pensionit për pensionistët.

Vërtetim i lëshuar nga zyra e punës dhe përkrahjes sociale për të papunët dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Vërtetim KMCAP për personat me aftësi të kufizuar.

Vërtetim i konsultorit Nëna dhe Fëmija për nënat me leje lindje.

Vërtetim i repartit ushtarak për ushtarët.

Çertifikatë lindjeje, vërtetim i shkollës për fëmijët, nxënësit dhe studentet me shkëputje nga puna.

Vërtetim i invaliditetit për invalidët e plotë, jo të plotë, të luftës.

Statusi përkatës për veteranët, jetimët, të verbrit.

 

Në të gjitha rastet e mësipërme është i nevojshëm edhe mjeti i identifikimit (pasaportë ose çertifikatë) si dhe rekomandimi i mjekut për pajisjen me librezë shëndeti.

 

Libreza e shëndetit shpërndahet nga Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Në Tiranë mund të pajiseni me librezë shëndetësore pranë Poliklinikave, ndërsa në rrethe pranë DRSKSH-ve përkatëse.

Me poshte gjeni dy vendimet e Keshillit te Ministrave qe lidhen me librezen shendetesore:

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Keshilli i Ministrave

Nr.  date 13.2. 2003

PER LIBREZEN E SHENDETIT

 

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, "Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Libreza e shendetit eshte dokumenti qe verteton se mbajtesi i saj eshte person i siguruar, sipas ligjit nr.7870, date 13.10.1994, "Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise", i ndryshuar.

Libreza e shendetit eshte personale dhe e patjetersueshme. Perdorimi i librezes nga persona te tjere nuk lejohet, me perjashtim te rasteve te percaktuara me udhezimin e vecante te Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

Keshilli i Ministrave

VENDIM

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 26 e 36, te ligjit nr.7870, date 13.10.1994, "Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise", te ndryshuar, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Personat, te siguruar ose jo, qe kerkojne te marrin sherbim shendetesor ne institucionet shendetesore te sherbimit paresor, ne sherbimin shendetesor dytesor, tretesor dhe ne farmacite e rrjetit te hapur, jane te detyruar te paragesin, sipas rastit, dokumentacionin si me poshte vijon:

Librezen e shendetit; Rekomandimin e mjekut te familjes; Rekomandimin e mjekut specialist; Mandatpagesen per viziten ambulatore pa rekomandim; Mandatpagesen per viziten te mjeku pa qene i siguruar.

2. Te siguruar quhen personat qe paguajne kontributin e sigurimeve shendetesore, si dhe personat per te cilet shteti paguan kontribute, sipas nenit 8, te ligjit nr 7870, date 13.10.1994, "Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise" .

3. Te gjithe personat, qe nuk jane te siguruar sipas pikes 2 te ketij vendimi ose kur jane te siguruar, por nuk paragesin dokumentacionin sipas pikes 1, marrin sherbim shendetesor duke paguar tarifat e miratuara ne sistemin shendetesor ose cmimin e plote te barnave.

4. Ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe ISKSH-ja per zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare".