Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, flet për listën e barnave të rimbursueshme të vitit 2014. Flasin gjithashtu Ministri i Shëndetësisë, z. Beqaj, prof. dr. Mihal Tase, prof. dr. Alketa Koroshi dhe mjeke te tjere te QSUT-së. më shumë...

Historiku PDF Print Email
Te gjithe njerezit kane te drejte te mjekohen dhe eshte pergjegjesi e shoqerise te kujdeset per perballimin e fatkeqesise semundje. Semundja shoqerohet me nevojen per mjekim, ndersa varferia me mungesen e mjeteve financiare per te perballuar shpenzimet. Ne historine boterore semundja dhe varferia kane qene dy arsyet kryesore te lindjes se sigurimeve shendetesore.


Sigurimi Shendetesor eshte nje mekanizem i ri financimi i sherbimeve mjekesore. Vitet 90 e gjeten Shqiperine nje shtet totalitar, me ekonomi te rrenuar, me sherbim shendetesor jo cilesor, jo racional dhe me institucione shendetesore te shkaterruara. Deklarohej sherbim pa pagese per te gjithe shtetasit, por mungonin barnat, reagentet, filmat, aparaturat, mungonin ekzaminimet e nevojshme laboratorike, imazherike, shpesh te semuret detyroheshin te blinin vet barnat per t’u mjekuar ne spital.

 
Shqiperia kishte semundshmeri te larte dhe vdekshmeri foshnjore me te larte ne Evrope. Shqiptaret vuanin nga semundje qe per evropianet i perkisnin mesjetes, si pellagra, rakiti apo Crregullimet e tjera te nutricionit. Shume tregues flisnin jo vetem per nivelin e ulet te jeteses, por dhe per nivelin e ulet te sherbimit shendetesor.

 
Shperberia e modelit komunist u shoqerua me kolapsin e institucioneve dhe organizmave shteterore. Kjo gjendje kerkonte nje sistem shendetesor  te ri. Reformat duhet te nderhynin ne  organizimin, administrimin, strukturat, burimet financiare deri ne konceptimet e sherbimeve shendetesore. Nevojat per sherbime shendetesore kerkonin ndryshime ne perputhje me ndryshimet politike, sociale dhe ekonomike. Reformat u bene pjese e politikes dhe strategjise se mirekonceptuar.

 
Krijimi i Sigurimit te Kujdesit Shendetesor ishte reforme e ndermarre per nje menyre te re financimi dhe administrimi, vleresuar si nje strukture qe do te sillte me shume para, shperndarje me te drejte, perdorim racional te tyre e per rrjedhoje permiresimin e sherbimeve shendetesore ne Shqiperi. Sigurimi shendetesor do te sherbente si moderator per te zbutur efektet financiare te kalimit te sistemit shendetesor  ne kushtet e ekonomise se tregut.

 
Aktiviteti i Sigurimit Shendetesor do te zhvillohej  i mbeshtetur ne legjislacionin e ngritur mbi parimet e solidaritetit,  barazise dhe mbrojtjes se grupimeve me te rrezikuara te popullsise. Me sigurimet shendetesore edhe pse per here te pare ne Shqiperi  po ecej jo me ne nje rruge te pashkelur, por ne nje rruge tashme te njohur te eksperiences se botes se qyteteruar perendimore, veshtiresia qendronte ne zbatimin e kesaj eksperience ne kushtet e vendit tone. Sigurimi Shendetesor u ngrit ne Shqiperi me ligjin  nr. 7870, dt. 13.10.1994 “Per Sigurimet Shendetesore ne Republiken e Shqiperise”.

 

INSTITUTI I SIGURIMIT TE KUJDESIT SHENDETESOR - (ISKSH)


U krijua me Vendim te Keshillit te Ministrave nr. 22, dt. 20.12.1994 “Per Institutin e Sigurimit te Kujdesit Shendetesor” dhe nr. 613, dt. 20.12.1994 “Per miratimin e Statutit te Sigurimit te Kujdesit Shendetesor” ne zbatim te Ligjit nr. 7870, dt.13.10.1994. ISKSH u krijua si institucion shteteror, i pavarur, jo buxhetor dhe  jo fitimprures. Misioni i ketij Instituti do te ishte qe me kontributet per sigurimin shendetesor te mbuloheshin shpenzimet e sherbimeve shendetesore te mjekeve te pergjithshem dhe te barnave per mjekimin ambulator.


ISKSH filloi aktivitetin ne te gjithe vendin, njeherazi, ne mars 1995, me rimbursimin e barnave dhe ne korrik te po atij viti me mbulimin e shpenzimeve te mjekut te pergjithshem. Brenda nje kohe te shkurter ISKSH duhej te ngrinte strukturat e veta ne qender dhe ne te gjitha rrethet e Shqiperise, te trajnonte stafin e vet pa eksperience, te nxirrte nje mori aktesh nenligjore, pra, shkresash, udhezimesh, urdhrash per rimbursimin, per pagesat e mjekeve te pergjithshem, per recetat, librezat e shendetit, kontratat, kartelat individuale, etj.

 
Duhej shkuar rreth me rreth, duheshin pergatitur mjeket e pergjithshem, farmacistet, per nje menyre te re te administrimit te sherbimeve te tyre. ISKSH ne te vertete u perball me nje pune teper te veshtire dhe ja doli ne krye fal angazhimit serioz dhe te ndergjegjesuar,  menCurise, mendimit dhe veprimit unik  te gjithe punonjesve.

 
Organi me i larte vendimmarres i ISKSH eshte Keshilli Administrativ. Instituti drejtohet nga Keshilli Administrativ dhe Drejtori i Pergjithshem. Rezidenca qendrore eshte ne Tirane (fillimisht ne ndertesen e Ministrise se Shendetesise). Keshilli Administrativ perbehet nga 11 anetare, prej te cileve tre i cakton Keshilli i Ministrave, nje ISKSH, nje ISSH, dy perfaqesues nga sindikata qe ka numrin me te madh te anetareve dhe organizata me e madhe e bujqve, nje anetar nga Urdhri i Mjekeve, nje nga Organizata e punedhenesve, nje nga prodhuesi me i madh farmaceutik dhe nje nga Shoqata e Farmacisteve.

 
ISKSH kishte ne perberjen e vet gjithsej 133 punonjes, prej tyre 28 ne Drejtorine e Pergjithshme dhe pjesa tjeter ne deget e rretheve. Ne krijim, Drejtore e pergjithshme e ISKSH ka qene Zj.Alma CiCo-ekonomiste. ISKSH ka pasur: Drejtorine e Pergjithshme, Drejtorine e Finances, Drejtorine e Mjekut, Drejtorine e Rimbursimit, si dhe Sektorin e Administrates, Sektorin e Kontroll-Revizionimit, Sektorin e Statistikes, qe me pas (1995) u be Drejtori. Po kete vit u krijuan edhe: Sektori Juridik dhe ai   i Programim Zhvillimit.

 
Ne strukturen fillestare te ISKSH ishin dhe 36 Deget e Sigurimit te Kujdesit Shendetesor (DRSKSH) ne  te gjitha rrethet e Shqiperise,  ne te cilat punonin mjeke, farmaciste dhe ekonomiste. Ne Janar te 1999 vdiq Zv/Drejtori i Pergjithshem, Z. Sokrat Proko, nje nga themeluesit me te perkushtuar dhe me produktiv te ISKSH.  Drejtor i Pergjithshem ne shkurt 2000 u emerua z.Vigan Saliasi-farmacist, ne tetor 2001 Drejtor i Pergjithshem u emerua z. Gjergji Leka-ekonomist, ndersa ne 2005 drejtor i pergjithshem emerohet znj Elvana Hana-ekonomiste, e cila vazhdon te drejtoje kete institucion.

 
Vitet 2002, 2003, 2004 kane qene vitet e perpjekjeve per shtrirjen e skemes se sigurimit shendetesor ne sherbime te reja, krijimin e bazes ligjore, ristrukturimet e nevojshme per kete shtrirje, te konsolidimit te arritjeve, si dhe te luftes kunder stanjacionit. Ne kuadrin e permiresimit te punes dhe pergatitjes per shtrirjen e skemes se sigurimit shendetesor jane bere disa ristrukturime.

 
Ne vitin 2004, Instituti perbehet nga : Drejtoria e Pergjithshme, Drejtoria e Mjekut, Drejtoria e Rimbursimit dhe Cmimit te Barnave, Drejtoria Ekonomike, Departamenti i Kontrollit (i perbere nga Drejtoria e kontrollit te mjekeve dhe farmacive, Drejtoria e kotroll-revizionit dhe Sektori i marredhenieve kontratuale), Drejtoria e Informatikes dhe Analizes Statistikore, Drejtoria e Personelit dhe Administrates, Drejtoria Juridike dhe Drejtoria e Informimit Publik dhe Marredhenieve me Jashte.


Ne 12 qarqet si struktura vendore te ISKSH u ngriten  Drejtorite Rajonale me Deget dhe Agjencite e Sigurimit te Kujdesit Shendetesor. Ne 2004,  ISKSH kishte 432 punonjes gjithsej, prej te cileve 98 ne Drejtorine e Pergjithshme dhe 334 ne Drejtorite Rajonale.  Me  drejtorite rajonale  dhe agjencite eshte synuar rritja e mundesise se kontrollit mbi mjeket dhe farmacite, rritja e games se informacioneve dhe perpunimi i  tyre, per rrjedhoje rritja e mundesise se mbajtjes nen  kontroll te shpenzimeve.

 
Pjese shume e rendesishme e ketyre  ristrukturimeve ka qene dhe informatizimi i aktiviteteve te ISKSH dhe strukturave vartese me instalimin e  programeve te reja, me nje baze te fuqishme te dhenash. Me kodin e mjekut, kodin e te semurit, kodin e diagnozes dhe elementeve te tjere te bazes merren te dhena per shpenzimet per Cdo  recete te rimbursuar, per Cdo  person, per Cdo mjek te kontratuar me ISKSH, merret konsumi i Cdo bari te rimbursuar, etj.

 
Per te mos u zgjatur me tej, fale programeve te rinj te informatizimit  eshte mundesuar gjenerimi i nje game te madhe raportesh  te vlefshme ne trajtimin e problemeve me te rendesishme aktuale dhe te perspektives per monitorimin, identifikimin e te semureve, mjekeve, farmacisteve, gjendjes epidemiologjike, shpenzimeve dhe  planifikimit. Cka do te thote nje informacion i gjere dhe i sakte per nje vendimmarrje racionale. Duhet theksuar se keto raporte lejojne gjithashtu  pakesimin e ngarkeses burokratike te mjekeve dhe u mundesojne atyre te rrisin kohen aktive te punes me te semurin. Per informatizimin e Institutit dhe qarkullimin e  informacionit  shikoni paraqitjet vizive skematike.