Prezantohet karta e shëndetit
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor(FSDKSH), dr. Astrit Beci, prezantuan kartën e shëndetit, një projekt i FSDKSH, i bërë tashmë realitet në të gjithë Shqipërinë.
Paketat e shërbimeve edhe në spitalet jopublike
Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dr. Astrit Beci lajmëruan në një konferencë për shtyp fillimin e procesit të ofrimit të paketave të shërbimeve edhe në spitalet jopublike si dhe mënyrën e përfitimit të tyre nga pacientët.
Miratohen kostot e paketave shëndetësore
FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, hartuan kostot e 10 paketave shëndetësore. Bëhet fjalë për gjashtë paketa të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë: By pass koronar; Interventet valvolare; Intereventet kongenitale; Pacemaker definitive; Angiografi koronare; Angioplastikë koronare si dhe tre paketa të Nefrologjisë: Dializën, transplantin e veshkave dhe terpainë e flakjes akute dhe implantin koklear.
Nis puna për kostimin e paketave
Në zbatim të politikave të Qeverisë, FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, nisi punën për hartimin e paketave shëndetësore, gjë që do të sjellë një risi në financimin e shërbimeve spitalore.
Shëndetësia, bashkëpunim Shqipëri-Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, nis një rrugë e gjatë bashkëpunimi në fushën e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit ndaj popullatës mes dy vendve tona.
FSDKSH organizon Forumin Ballkanik
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, organizoi në Tiranë Forumin Ballkanik të Sigurimeve Shëndetësore, me pjesëmarrje të vendeve të rajonit, ku u diskutua për sfidat e financimit të drejtë të shërbimeve mjekësore, për të arritur një mbulim sa më të gjerë të popullatës.

Dr. Astrit Beci ka lindur në Shkodër, më 21 mars 1966. Eshtë i martuar dhe ka tre fëmijë.

ARSIMIMI

1984 - 1989 - Diplomuar ne Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e Tiranës.

1991-1993 - Specializuar në QSUT në degën Okulistikë e Përgjithshme.

1993-1994 - Diploma in community eye health në Universitetin e Londrës (Institute of Ophthalmology).

2000-2002 - Master of Public Health në National School of Public Health, Athens.

2012 në vazhdim - Doktorant pranë Universitetit Mjekësor të Tiranës.

PUNESIMI

2009-2013 - Deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Punës Sociale).

2003-2009  - Shef i shërbimit të ORL-Okulistikës në Spitalin Rajonal Shkodër.

2001-2003 - Drejtori Drejtorisë së Spitalit Rajonal Shkodër.

2000-2001 – Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër.

1997-2000 – Drejtori Drejtorisë së Spitalit Rajonal Shkodër.

1994-1997 – Mjek okulist pranë shërbimit Kirurgjikal në Spitalin Rajonal Shkodër.

1989 – 1992 – Përgjegjës i Qendrës Shëndetësore Pukë.


Dr. Astrit Beci zotëron tre gjuhë të huaja (anglisht, italisht dhe frëngjisht).

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga Sami Frsheri, L 8, Tirane
Tel: +35542230984 | Fax: +35542274953


Credits ADV Digital Solutions