Drejtori i Pergjithshem

Dr. Astrit BECI

Kontribuesit

Ligji nr. 10383 date 24.2.2011 « Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor ne Republiken e Shqiperise » i cili hyri ne fuqi ne muajin mars 2013 sanksionon skemen e sigurimeve shendetesore si me poshte: me shume...

PDF Print Email

Nisma e ISKSH, pacientet regjistrim nëpërmjet ID

Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana, ne nje takim me mjeket e familjes, kerkoi angazhimin maksimal te tyre per nismen e fundit te ndermarre nga ISKSH, ate te regjistrimit te te gjithe banoreve nepermjet ID (kartes se identitetit), si mënyra më e saktë e identifikimit të personave.

Në kuadër të projektit të Qeverisë për dixhitalizimin e plotë të sistemit shëndetësor, ISKSH ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për evidentimin e saktë të numrit të banorëve të regjistruar pranë mjekut të familjes dhe tashmë jemi në fazen finale të këtij procesi.Kështu, cdo mjek do të ketë online listen e pacientëve te tij (regjistri elektronik i pacienteve).
ISKSH ka ndermarre nismen me te fundit, ate te regjistrimit shtepi me shtepi nga ana e mjekeve te familjes te te gjithe banoreve nepermjet ID (kartes se identitetit), si mënyra më e saktë e identifikimit të personave. Regjistri elektronik i pacienteve rrit transparencën dhe i mundëson ISKSH-së të lidhë në mënyrë të saktë buxhetin me numrin e banorëve të cilëve u shërben një qendër shëndetësore.
Procesi ka nisur ne vitin 2008 dhe deri me tani jane realizuar:
Regjistrimi/depistimi nga mjeku i familjes I banoreve
Ndertimi i nje sistemi online per regjistrimin e skedave te depistimit
Regjistrimi i 3,8 milion skedave në regjistrin elektronik të banorëve.
- Një ndër nismat e fundit të ndërmarrë nga ISKSH-ja, në bashkëpunim me Qendrat shëndetësore në kujdesin parësor, është dhe saktësimi i të dhënave në këtë regjistër elektronik të banorëve nga shërbimi i mjekut të përgjithshëm dhe të familjes (pastrimi i dublikimeve).
- Në këtë drejtim nga QSH të kontraktuara me ISKSH-në, do të kryhet procesi i saktësimit të banorëve të rregjistruar që mbulojnë me shërbim shëndetësor sipas zonave përkatëse.
- Ky proces do të mbështetet fuqimisht nga ISKSH-ja dhe do të monitorohet me shumë përgjegjësi, për të bërë të mundur një evidentim të saktë të banorëve që mbulojnë me shërbim shëndetësor qendrat shëndetësore në kujdesin parësor;
- Gjithashtu, nëpërmjet këtij procesi, personeli i QSH-re do të ketë mundësinë e kontaktimit me të gjithë banorët që mbulojnë me shërbim shëndetësor, duke u indetifikuar nëpërmjet ID (kartë identiteti).

-Në këtë drejtim, nga ana jonë po punohet për njohjen e këtij procesi, rëndësinë dhe mënyrën e realizimit të tij. Kështu, nga grupe të specialistëve të ISKSH-së do të organizohen takime me të gjithë drejtuesit e QSH, për të qartësuar procesin, mënyrën e zhvillimit të tij dhe hapat që do të ndiqen;
- Afati i përfundimit të këtij procesi është brenda datës 30.06.2012.
- Ndër objektivat e këtij procesi përmendim:
Pastrimin e listave të banorëve të rregjistruar në rregjistrimin elektronik nga dublikimet e mundshme, evidentimin e saktë të të larguarve dhe të vdekurve; me qëllim evidentimin e saktë të numrit të personave që mbulohen me shërbim shëndetësor bazë, të regjistruar pranë çdo mjeku të përgjithshëm dhe të familjes sipas qendrave shëndetësore të kujdesit parësor;
Krijimi i një fleksibiliteti më të madh në lëvizjen e popullatës dhe zbatimin e parimit të zgjedhjes së lirë të mjekut të familjes.
Hedhjen në regjistrin elektronik të të paktën 50 % te personave të regjistruar të ID-ve të tyre deri në fund të këtij viti, për të bërë të mundur shkëmbimin e informacionit me sistemet e Institucioneve të tjera në funksion të skemës së sigurimeve shëndetësore;
Një planifikim më i mirë nga ana e ISKSH-së të buxheteve të QSH dhe përmirësim i pagesës aktuale të mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes drejt pagesës për frymë (banorë);