Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Pacientët, të cilët kanë probleme të zemrës, kanë nisur të përfitojnë shërbime falas edhe në spitalet jopublike. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Astrit Beci, ka asistuar gjatë procesit të koronarografisë së një pacienti në një nga spitalet private, i cili ka lidhur kontratë me Fondin. më shumë...

PDF Print Email

Kostot e spitaleve, transparence per sherbimet

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor (ISKSH) dhe Fondacioni gjerman 'Konrad Adenauer' (KAS) organizuan konferencen me teme "Impakti i kostove te sherbimeve shendetesore ne reformimin e sherbimit spitalor". Per here te pare ISKSH ka arritur te mase kostot e disa sherbimeve kryesore.

ISKSH po punon për implementimin e plotë të ligjit të ri për Sigurimet Shëndetesore, që si moto të veten ka: akses të barabartë të të gjithë popullatës, për paketa të mirëpërcaktuara shërbimesh shëndetesore. Qëllimi përfundimtar i implementimit të këtij ligji është një sistem shëndetesor që mban  njerëzit të  shëndetshëm, ka akses të barabartë të bazuar në nevojat e pacientëve, dhe jo në aftësinë se kush paguan më shumë, është i nje kualiteti  të lartë dhe përfaqëson ekzaktesisht vlerën e parasë. 
Në këtë moment te implementimit te ligjit problemet me imediate që kërkojne zgjidhje i shfaq sektori spitalor. Prandaj ISKSH eshte perqendruar dhe ka bërë një punë përgatitore mjaft te madhe, për të mbeshtetur reformen ne kete  sektor. Keshtu :
Ngritja e zyrave ( sektorëve) të llogaritjes dhe vleresimit të treguesve ekonomiko-financiar pranë të gjitha spitaleve të vendit; Përgatitja e një udhëzuesi metodik nga ana e ISKSH-së, për mënyrën e llogaritjes së kostove faktike për të gjitha shërbimet e ofruara nga spitalet; Krijimi nga ISKSH dhe implementimi i softit të kostove në të gjitha spitalet, për të bërë të mundur hedhjen e të gjitha llojeve të shpenzimeve të bazuara në kartelën klinike standart për të gjitha spitalet; Përgatitja dhe shpërndarja e manualit të përdorimit të softit të shoqeruar me trajnimin e të gjitha stafeve përgjegjës për përdorimin e tij; Implementimi në kontratat dypalëshe ISKSH/Spitale të vitit 2011, të detyrimit të ofruesve për të bashkëpunuar me këtë sistem të ri dhe shumë të domosdoshëm për prespektivat e shërbimeve sekondare e terciare në Shqipëri janë disa nga punët që ne kemi bërë.
Për herë të parë në historinë e shërbimeve spitalore, ne sot kemi bërë të mundur llogaritjen e kostove dhe të treguesve ekonomike të këtyre shërbimeve. Mbas një pune tepër intensive është bërë e mundur që për periudhen Janar-Qershor 2011 në nivelet e spitaleve rajonale si edhe për spitalet bashkiake të llogariten:
Kostot mesatare për rast, në rang spitali, në shërbimet me shtretër.
Kostot mesatare për rast, për 4 shërbimet kryesore me shtretër ( Kirurgji, Gjinekologji-Obstetri, Pediatri dhe Pathollogji)
Kostot mesatare për ditë qëndrimi në sherbimet me shtretër ( për 4 shërbimet e përmendura mësipër).
Kostot e plota për sherbimet mjekësore pa shtretër (laboratore, imazheri, urgjencë, etj).
Treguesit e ditëqëndrimit mesatar të pacienteve në spitale, sipas shërbimeve të ofruara.
Përcaktimin e diagnozave më frekuente në spitalet dhe kostot për rast të këtyre diagnozave (gjithsej 21).
Gjetjet  janë mjaft të ndryshme, siç do ta degjoni  konkretisht nga raporti i pergatitur nga koleget e ISKSH-së.
Ndryshimet nga rajoni ne rajon kapin shifra te ndryshimit te kostove deri ne 3 here per te njejten diagnoze, këto janë analizuar ne detaje nga ne dhe natyrisht qe do te meren parasysh te gjithe elementet ne konceptimin e metejshem te reformes. Por ajo qe dua te theksoj ketu dhe qe eshte me e rendesishme,  është  thellimi i reformës financiare në sektorin spitalor, sipas të njëjtës moto “Paraja ndjek sherbimin e kryer  ndaj pacientit”.
Sidomos spitaleve rajonale por edhe atyre terciare ,i duhen krijuar kushte ne pikepamje investimore, per te dhene te njejten pakete sherbimi ne te gjithe vendin sipas protokolleve te mirepercaktuara.
Spitalet duhet të  paguhen për pacientin e trajtuar, një mekanizëm  financimi ky mjaft efikas, që nxit spitalet të trajtojnë sa më shumë pacientë, një incentivim i munguar ky në menyrën tradicionale të financimit me buxhet historik.
Kjo do të ofrojë më shumë  transparencë për pacientët të cilet do të dine ekzaktesisht se çfare pakete shërbimi do te marin ne spitale, per stafin mjekësor i cili do te kete nje menyre pagese te bazuar ne punen e bere dhe nga ana tjeter do te krijoje lehtesi per vendim-marresit, te cilët mund te parashikojnë më me lehtësi shpenzimet, qe sic dihet jane shume te paparashikueshme.
Të nderuar kolegë, është detyrë e jona te kujdesemi per çdo qytetar.
Në këtë kontekst problemi më emergjent për zgjidhje është problemi i barnave. Të gjithë e dime që Qeveria ka dhënë ne këto vite rreth 2 miliardë lekë më shumë për barnat ne spitalet publike. Por mënyra e blerjes, shperndarjes dhe e perdorimit mund dhe ka sjelle një ineficience të rendesishme që duhet dhe do te adresohet sa më parë. Në rajon ka modele te suksesshme lidhur me kete, një nga këto është lidhja e drejtperdrejtë e shërbimeve me menyren e blerjes, shperndarjes dhe përdorimit te barnave.
Në afat të gjate ka edhe ceshtje te tjera qe do te ndikojne seriozisht  në rritjen e kostove.
Së pari çështjet demografike. Shqipëria ka pësuar një rritje të shpejtë të jetëgjatesise nga  viti 1995 me 71.4 vjeç,në 77 vjeç, për vitin 2011.  Ndryshimet demografike  pa dyshim që kanë filluar të bëjnë presion në sistemin shëndetësor. Popullata mbi 50 vjeç nga viti 2005 që ishte 670 mijë, ka arritur në 750 mijë deri në 2009. Të moshuarit kanë një sëmundshmëri kronike  shumë komlekse,  prandaj këto gjëra duhen planifikuar.
Së dyti çështjet e teknologjisë. Investimet në teknologjitë e reja kanë potencial për të sjellë një eficencë më të madhe dhe performancë më të mirë, përsa i përket shërbimit ndaj pacientit, por gjithashtu janë shumë të shtrenjta.
Pritshmëritë në rritje të konsumatorit, mund të  nënkuptojnë që njerëzit duan të kenë akses në teknologjitë e reja, apo trajtimet mjekësore, pavarësisht nga evidenca  apo efektiviteti i tyre. Prandaj përdorimi i vlerësimeve teknologjike shëndetësore merr një rëndësi te veçantë në mënyrë  që të sigurojë  përdorimin e  burimeve më kosto efektive.
Së  treti,  sektori shëndetesor është nga natyra përdoruesi më i madh i fuqisë punëtore, prandaj negociata me mjekët dhe stafin mjeksor, janë shumë elementë të rëndësishëm, në mënyrë që pagesat ndaj tyre të marin vërtet vlerën e shërbimit ndaj pacientit. Në aftat të gjatë këtu duhet menduar edhe për  përmirësimin e legjislacionit  edhe përsa i përket sigurimit të profesionit. Keshtu vetem vitin e fundit kane renduar buxhetet e spitaleve e per pasoje edhe sherbimin ndaj pacientit 3 raste (2 ne vlore e 1 ne lushnje) me shume rreth 31 milione leke, qe ka lidhje te drejtperdrejte me sigurimin e profesionit. Ky problem mund te kthehet ne nje Boomerang nese nuk i paraprihet qe tani me rregullimet perkatese ligjore.
Me fjalë të tjera udhëtimi i kësaj reforme është drejt një shërbimi shëndetësor , ku të gjithë kanë akses dhe ndihen të sigurte në të dhe me të, si edhe ata që punojnë në të ndihen krenar.Nuk mund të jetë ky një udhëtim i shkurtër as i lehte. Por eshte një udhëtim urgjent, le ta  vazhdojmë me besimin se jemi duke bërë atë që kërkohet dëshpërimisht për tani e gjeneratat që vijnë.

 

Nga Elvana Hana
Drejtore e Pergjithshme e ISKSH-se

 

KOSTIFIKIMI I SHERBIMEVE SPITALORE MJET PER PERMIRESIMIN E METODAVE TE PAGESAVE DHE CILESISE SE SHERBIMEVE