Drejtori i Pergjithshem

Dr. Astrit BECI

Kontribuesit

Ligji nr. 10383 date 24.2.2011 « Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor ne Republiken e Shqiperise » i cili hyri ne fuqi ne muajin mars 2013 sanksionon skemen e sigurimeve shendetesore si me poshte: me shume...

Nenshkruhet kontrata kolektive PDF Print Email
Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana: Eshtë demokratike, merret mendimi I bluzave të bardha.
ISKSH, firmoset kontrata kolektive me punonjësit e shëndetësisë
ISKSH nenshkruan kontratat e reja kolektive te punës me punonjësit e shëndetësisë në të gjithë vendin. Kontrata e cila është 3 vjecare  rregullon marrëdhëniet mes ISKSH-së dhe Sindikatave të punonjësve të shëndetësisë.
Punëmarrësit që përfitojnë nga nënshkrimi I kësaj kontrate janë 22.519 punonjës ne te gjitha nivelet e sherbimit shendetesor.
“Kjo është një traditë pozitive e ISKSH-së e cila po përsos në vijimësi si kontratën kolektive të punës e cila rinovohet cdo 3 vjet ashtu edhe ato kontrata të mëtejshme që rregullojnë marëdhëniet e ISKSH-së me qendrat shëndetësore dhe së fundmi edhe me spitalet në të gjithë vendin. Këto kontrata vënë në baza ligjore raportet mes Institutit dhe punonjësve të shëndetësisë duke përcaktuar qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve. Ato janë tejet demokratike pasi merret mendimi I vetë punonjësve të shëndetësisë ne hartimin e tyre”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së znj. Elvana Hana pas nënshkrimit të kësaj kontrate koleketive pune.
Kontrata kolektive e punes përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës.
Kjo kontratë përcakton gjithashtu se punonjësit e shëndetësisë kanë të drejtën e shpërblimit deri në 2 paga mujore në vit sipas performancës së arritur. Një element I ri I kontratës kolektive të punës ka të bëjë me përfshirjen më të gjerë në vendimmarrje të strukturave të sindikatave të shëndetësisë të cilat do të kenë përfaqësues në strukturat dhe bordet e ISKSH-së në rajone. Një nga nenet e kësaj kontrate ka të bëje edhe me detyrimin e sindikatës për të denoncuar cdo spekullim që lidhet me pagesën në shërbimin shëndetësor si edhe në përfitime të padrejta në dëm të pacientit, në diskriminimet e keqtrajtimet shendetësore etj.
Kushtet e punes dhe sigurimi ne pune jane nje element tjeter i kontrates kolektive  te punes. Ne kontrate pwrcaktohen detyrime per punedhenesin qe te siguroje per punemarresit kushte normale pune, ne   menyre qe te mos demtohet shendeti dhe jeta e punemarresve.

Nje vend te vecante ne  kontraten kolektive te punes zene dhe lirite sindikale. Punedhenesi lejon organizaten sindikale te zhvilloje normalisht veprimtarine e saj dhe i ndalohet te nderhyje ne organizimin dhe  aktivitetin  e saj, por kjo nuk do te thote  qe nuk do te kete nje bashkepunim  programatik  midis punedhenesit e  punemarresve. Punedhenesit i ndalohet te deskriminoje  punemarresit per shkak te antaresimit ne  sindikate dhe perfaqesuesve te zgjedhur.Gjithashtu punedhenesi duhet te lejoje perfaqesuesit e sindikate per te mare pjese ne aktivitete te ndryshme dhe te mbaje te perhershem nje dialog punedhenes e punemarres. Ne kete kontekst theksojme se te drejtat dhe lirite sindikale qe burojne nga marreveshja jane nje e drejte themelore ne mbrojtjen kolektive, duke u garantuar nga sindikata si avokati kolektiv me i mire i njohur ligjerisht dhe pa pagese.