Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Pacientët, të cilët kanë probleme të zemrës, kanë nisur të përfitojnë shërbime falas edhe në spitalet jopublike. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Astrit Beci, ka asistuar gjatë procesit të koronarografisë së një pacienti në një nga spitalet private, i cili ka lidhur kontratë me Fondin. më shumë...

Spitalet, si do shperndahen te ardhurat dytesore PDF Print Email
ISKSH: Te ardhurat dytesore do te perdoren 100% nga spitalet
Hana: Pjesa me e madhe per blerjen e barnave, por do te stimulohet dhe personeli shendetesor
Keshilli Administrativ i ISKSH-se ne mbledhjen e sotme (dt 28.03.09) nder vendimet e radhes mori nje vendim shume te rendesishem per shperndarjen e te ardhurave qe realizohen nga vete spitalet. Me vendimin nr.1661 date 29.12.2008, “Per financimin e sherbimeve shendetesore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve te kujdesit shendetesor”, pika 9,Keshilli i Ministrave, ka vendosur  qe perdorimi i te ardhurave qe realizohen nga veprimtaria e spitaleve dhe nga dhurimet te cilat konsiderohen si te ardhura jashte limitit, behet totalisht nga vete spitali sipas këtij udhezimi te miratuar nga Keshilli Administrativ i ISKSH-se.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për ecurinë dhe mbarëvajtjen e spitaleve pasi po vendosim që të ardhurat dytësore dhe të ardhurat e tjera, të mund të përdoren 100 % nga vetë spitali në bazë të një ndarje të caktuar të zërave që është 30% për investime, 40% për mallra dhe shërbime(kryesisht medikamente) dhe 30% për shpërblime”, u shpreh në mbledhjen e Këshillit Administrativ drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana. Ajo shtoi se “përpos buxhetit të përcaktuar të cdo spitali, do të bëhet e mundur edhe përdorimi i këtyre të ardhurave  për të cilat ne kemi menduar që pjesën kryesore ta kenë barnat dhe materialet e tjera mjekësore pasi aty kanë qenë dhe mungesat më të mëdha. Në të njëjtën kohë mund të bëhen dhe investime të vogla si dhe stimulohet dhe personeli shëndetësor me pagesa më të larta”.

Ne këtë udhezim jane percaktuar raporte te perdorimit te te ardhurave nga aktiviteti i spitalit te cilat perbehen nga te ardhurat nga tarifat qe paguajne personat e pasiguruar, te ardhurat nga kryerja e analizave te ndryshme, dhenia e vertetimeve, kryerja e ekzaminimeve terciare dhe te ardhura nga aktiviteti ekonomik dytesor, etj. Perdorimi i ketyre te ardhurave parashikohet te jete ne masen 40 % per mallra e sherbime, 30 % per investime dhe 30 % per shperblime per personelin e spitalit. Percaktimi i ketyre raporteve lidhet me disa faktore:

Se pari nevojat per mallra e sherbime vecanrisht per medikamente e materiale te tjera mjekimi jane ne rritje.
Se dyti, per kryerjen e investimeve eshte percaktuar perdorimi i nje fondi 30 % te te ardhurave totale pasi edhe sipas vendimit te KM, investimet perballohen nga ana e Ministrise se Shendetesise, pra e kane nje burim financimi. Shuma e lene per investime parashikohet te perballoje nje pjese te investimeve vecanërisht te investimeve me vlera te vogla.
Se treti, ne udhezim eshte parashikuar qe 30 % e te ardhurave te realizuar nga vete spitali te perdoret per dhenien e shperblimeve per punonjesit. Perdorimi per shperblim synon rritjen e interesit vecanrisht te punonjesve qe realizojne keto te ardhura dhe me qellim shmangjen e abuzimeve dhe administrimin sa me te mire te tyre. Edhe ne kete pike udhezimi vendos kufizimin per dhenien jo me shume se te dy  pagave mujore shperblim me qellim qe nga keto te ardhura te perfitojne sipas kontributit te gjithe punonjesit e spitalit.
Per realizimin e shpenzimeve nga te ardhurat e realizuara do te perdoren rregullat e prokurimit publik si per investimet ashtu edhe blerjen e mallrave e sherbimeve.
Theksojme se sipas VKM nr.1661 date 29.12.2008, te ardhurat e realizuara nga spitalet do te perdoren totalisht prej tyre. Kjo  do t’ju krijoj spitaleve burime shtese financiare duke mundesuar plotesimin e nje pjese te nevojave per mallra, sherbime e investime dhe stimulimin e punonjesve nepermjet dhenies se shperblimeve.
Ne te ardhurat e realizuara nga spitalet, pershihen:
a)  Te ardhurat nga tarifat e  sherbimeve qe u kryhen pacienteve te cilet nuk kane rekomandimin e mjekut te pergjithshem e te familjes, si  te ardhurat nga vizitat,  analizat dhe ekzaminimet e ndryshme, leshimi i vertetimeve per efekt dokumentacioni, sipas tarifave te percaktuara nga Keshilli i Ministrave e Ministria e Shendetesise.
b) Te ardhurat nga veprimtaria ekonomike, si te ardhurat nga qerate, parkingu i automjeteve ne territoret e spitaleve, shumat e paguara nga ISKSH per sherbimet egzaminuese unikale terciare te ofruara nga spitalet ne marrveshje me ISKSH-ne sipas listes se sherbimeve dhe tarifave perkatese te parashikuara ne VKM nr.383 date 19.06.2004 “Per miratimin e procedurave, tarifave dhe masen e mbulimit te sherbimeve egzaminuese unikale, terciare te perfshira ne sigurimin shendetesor”, sherbime kancelarie, fotokopje, shtypshkrime te ndryshme; te ardhura te tjera.