Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, flet për listën e barnave të rimbursueshme të vitit 2014. Flasin gjithashtu Ministri i Shëndetësisë, z. Beqaj, prof. dr. Mihal Tase, prof. dr. Alketa Koroshi dhe mjeke te tjere te QSUT-së. më shumë...

Komisioni i shendetesise: Mbeshtesim zgjerimin e skemes PDF Print Email
Komisioni parlamentar i Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise drejtuar nga z. Tritan Shehu ka zhvendosur mbledhjen e radhes se ketij komisioni ne spitalin e Durresit per te pare nga afer ecurine e ketij spitali, I cili deri tani ka qene I vetmi I perfshire ne skemen e sigurimeve shendetesore. Pjesemarres ne takim ishin deputetet e kuvendit anetare te komisionit te shendetesise, drejtoresha e ISKSH-se znj. Elvana Hana, zv/ministrja e shendetesise znj. Zamira Sinoimeri, drejtues te spitalit te Durresit etj. "Spitali I Durresit ne bashkepunim te ngushte me ISKSH-ne ka bere hapa te rendesishem duke krijuar nje fizionomi te vecante menaxhimi e drejtimi. Dy jane elementet kryesore qe vihen re, permiresimi thelbesor structural dhe futja e koncepteve te reja menaxheriale, administrative e drejtuese, gje qe ka bere te rritet eficienca e spitalit dhe te permiresohet cilesia e sherbimit per pacientet", u shpreh ne takim kryetari I Komisionit te Shendetesise ne Kuvend, z. Tritan Shehu. Ai tha se kjo ka bere qe edhe ne si parlament te mbeshtesim fort nismen per zgjerimin e skemes se sigurimeve shendetesore, pasi eshte nje hap ne drejtimin e duhur per ndryshimin e sistemit tone shendetesor. Znj. Sinoimeri u shpreh ne takim se ajo modernizimi I spitalit fillon pikerisht nga menyra e financimit te tij dhe ajo qe synohet eshte te shkojme drejt financimit per aktivitet te spitalit. Drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana beri me pas nje pasqyre te aktivitetit te spitalit te Durresit ne vite ku theksoi se ecuria e mire e ketij spitali te financuar nga skema e sigurimeve shendetesore ka te beje edhe me autonomine e tij. “Rritja e te ardhurave dytesore, trefishimi ne raport me vitin 2003, duke i perdorur per rritjen e investimeve dhe shperblime te stafit kane sjelle nje eficience me te mire te spitalit. Shfrytezimi I shtratit eshte rritur nga 50% ne 75% duke shenuar nje shifer unike ne republike. Po ashtu pagat e personelit kane pesuar rritje te vazhdueshme dhe sot jane deri 20% me te larta se ne spitalet e tjera, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se ne prezantimin e saj. Sipas znj. Hana disa nga objektivat per kete spital jane shtimi I sherbimeve te reja si onkologjia, dializa etj. Ndersa drejtori I spitalit te Durresit z. Neritan Myderrizi u shpreh se ne vitet e fundit eshte rritur me 15% numri I pacienteve jashte rrethit te Durresit qe kane frekuentuar kete spital. Pra ai eshte “perzgjedhur” ne nje perqindje te konsiderueshme edhe nga paciente te rretheve te tjera, gje qe tregon per nje cilesi te mire sherbimi. Anetaret e komisionit te shendetesise ne Kuvend vune theksin te shtimi I investimeve per kete spital I cili, sipas tyre eshte nje model shume I mire per zgjerimin e skemes se sigurimeve edhe ne spitalet e tjera, gje e cila tashme ka nisur te konkretizohet. ISKSH se shpejti do te kete gati kontratat me spitalet publike ne te gjithe vendin.