Drejtori i Pergjithshem

Dr. Astrit BECI

Kontribuesit

Ligji nr. 10383 date 24.2.2011 « Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetesor ne Republiken e Shqiperise » i cili hyri ne fuqi ne muajin mars 2013 sanksionon skemen e sigurimeve shendetesore si me poshte: me shume...

ISKSH kontroll te rrepte ne Tirane: Masa per cdo abuzim PDF Print Email

Kontrollet ne rajonin e Tiranes, ISKSH merr masa per mjeket dhe farmacite qe kane kryer abuzime
Prioritet i vazhdueshem i ISKSH-se ka qene dhe mbetet vleresimi dhe kontrolli i zbatimit te kontratave te lidhura me ofruesit e sherbimeve shendetesore dhe farmaceutike. Ne kete aspekt, nisur dhe nga pesha qe ze rajoni i Tiranes, mbi 35 % te te gjithe shpenzimeve, nga strukturat e kontrollit te ISKSH-se i eshte kushtuar dhe vemendje e veçante. Per dy muaj me rradhe, e gjithe Drejtoria e Kontrollit te Jashtem eshte perfshire ne kontrollin e zbatimit te kontrates me qendrat shendetsore dhe subjektet farmaceutike ne kete rajon.  

Ka nje shtim te kontrolleve qe ushtrohen nga strukturat tona ne menyre te befasishme, nderkohe qe vihet re nje ulje e ndjeshme e rasteve te abuzimit nga viti ne vit. Por ajo qe ne synojme eshte minimizimi i ketyre rasteve deri ne eleminimin e tyre, ne menyre qe fondet per rimbursimin te shkojne tek popullata ne nevoje, u shpreh drejtori i Kontrollit te Jashtem ne ISKSH, Pjerin Kodracaj.

1.  Mbi zbatimin e kontrates me Qendrat Shendetsore te rajonit Tirane per ofrimin e sherbimeve shendetsore ndaj te siguruarve, nga specialistet e Drejtorise se Kontrollit te Jashtem jane identifikuar te meta dhe mangesi  ne kete sherbim. Konkretisht:
Mungesa te personelit shendetesor sipas orarit te miratuar, mangesi te informimit te te siguruarve ne lidhje me sherbimet qe ofron qendra shendetsore, mosrespektim i tarifave te sherbimit shendetsor per personat e pasiguruar, ku ne pjesen me te madhe nuk dokumentohen vizitat per personat e pasiguruar (duke favorizuar pagesat informale ne kete rast). Ne qendren shendetsore Kashar, NJE mjeku, perveç mungesave te shprehura ne pune, ne ambjentet e pikes shendetsore iu gjenden dhe sasi barnash. Ne zbatim te kontrates ne fuqi, iu rekomandua drejtorit te qendres shendetesore mase disiplinore ndaj ketij mjeku Paralajmerim per pushim nga puna. 
Ne aktivitetin e mjekut te pergjithshem dhe te familjes te kontraktuar me keto qendra shendetsore jane konstatuar shkelje te detyrimeve kontraktuale, e konkretisht: pasaktesi ne dokumentimin e aktivitetit profesional te mjeku, pasaktesi ne rregjistrimin e banoreve qe mbulojne me sherbim shendetsor, duke shkelur parimin e zgjedhjes se lire te mjekut, (duke rregjistruar te njejtet banore nga mjeke te ndryshem Pol. 10);

- me mjaft shqetesim paraqiten pasaktesia e te dhenave qe raporton qendra shendetsore prane DRSKSH-se, kryesisht ne lidhje me indikatorin e pageses per numer vizitash, si plotesim te numrit te vizitave te nje pacienti dy-tre here brenda dites, per te rritur ne menyre artificiale kete indikator pagese, mangesi ne plotesimin e dokumentacionit per te dhenat e deklaruar per indikatoret cilesor (Person Vizituar Here Pare dhe numri i te semureve kronike te vizituar gjate muajit), kryesisht mjeket e qendrave shendetsore 10, 2, Kashar, Paskuqan. Tek te gjithe mjeket ku jane konstatuar pasaktesi jane marre masa administrative.  

Mbetet mjaft shqetesuese perdorimi racional i barnave ne trajtimin e te semureve nga ana e mjekeve te pergjithshem dhe rekomandimeve te mjekut specialist. Ne kete drejtim jane identifikuar keto mangesi:   

- Administrimi i karteles personale te pacientit paraqitet me shume mangesi,  nuk plotesohen te dhenat e domosdoshme sipas praktikes se njohur mjeksore, nuk plotesohet sakte ecuria e semundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. - Diagnozat nuk mbeshteten me ekzaminime, nuk argumentohen ne kartele arsyeja e dergimit te te semurit tek mjeku specialist, - nuk pasqyrohen ne kartele te gjithe vizitat e kryera, nuk zbatohet praktika e njohur mjeksore per pershkrimin ne kartele personale te treguesve kryesore te vendosjes se diagnozes dhe mjekimit, nuk respektohet sistemi i referimit per rekomandimet tek mjeku specialist dhe ne spital, shkelje te kufizimit te listes dhe te protokollet e perdorimit te barnave, kryesisht per sistemin kardiologjik, pulmonar dhe traktit urinar, etj., nuk argumentohen te gjithe rastet e reja kronike dhe ndryshim terapie sipas detyrimeve kontraktuale;

- Mjeket specialiste, ne menyre te veçante mjeket kardiolog, vazhdojne te plotesojne rekomandime ne lidhje me trajtimin e te semureve me barna te alternativave me te shtrejta qe ne fazat e para te semundjes ne kundershtim me praktiken e njohur mjeksore, duke ndikuar ndjeshem ne rritjen e vlerave te rimbursimit te barnave, ku qellimi kryesor nuk eshte shendeti i pacientit por rritja e xhirove te firmave farmaceutike. Rekomandimet plotesohen ne kundershtim me protokollet e perdorimit te barnave, protokolle te nxjerra nga katedrat e sherbimeve spitalore universitare.

Ne total jane kontrolluar 13 qendra shendetesore, 52 mjeke te pergjithshem dhe te familjes dhe ne zbatim te kontrateve ne fuqi ndaj 26 mjekeve jane vendosur  gjoba ne vleren totale 86 000 leke dhe masa zhdemtimi ndaj 19 MP/F ne vleren 195 749 leke.

2. Mbi zbatimin e kontrates me subjektet farmaceutike ne rajonin e Tiranes ne lidhje me qarkullimin e barnave me rimbursim jane identifikuar mangesi dhe shkelje te kontrates:

- Nga punonjesit e Drejtorise se Kontrollit te Jashtem gjate dy muajve jane organizuar kontrolle te befasishme tek 59 subjekte farmaceutike. Problematika e evidentuar: ofrim i sherbimit farmaceutik nga pesona qe nuk kane nenshkruar kontraten me ISKSH-ne, ku nezbatim te kontrate ne fuqi eshte vendosur gjobe ne masen 10 000 leke; jane gjetur barna te listes se rimbursimit pa pullen e kontrollit te MSH-se, ku eshte nderprere kontrata me kete subjekt dhe i eshte propozuar komisionit te licencimit per heqje te licences profesionale; ne ambjentet e 3 farmacive u gjenden libreza shendeti te pacienteve pa qene te pranishem ne farmaci, ku jane vendosur masa admnistrative ndaj te tre subjekteve ne vleren totale 3000 leke; tek 10 farmaci  u gjenden nje sasi e konsiderueshme e faturave te furnizimit pa rregjistruar ne dokumentacionin perkates sipas afateve te percaktuara ne kontrate), ku ne zbatim te kontrates ne fuqi jane marre masa admnistrative gjobe ndaj ketyre subjekteve ne vleren totale 149 000 leke.    

Krahas kontrollit te befasishem, nga struktuarat e kontrollit u organizuan dhe kontrolle te plota me inventarizim te barnave te listes se rimbursimit tek 15 subjekte farmaceutike. Nga keto kontrolle ne shume subjekte jane konstatuar rimbursim i padrejte per disa barna te listes te pa justifikuar me dokumentacionet perkatese dhe shqetesuse ngelet tregtimi i barnave te listes pa recete mjeku ne kundershtim me kontraten dhe ligjin per qarkullimin e barnave. Ne total vlerave e diferncave ne plus te rimbursuara ne menyre te padrejte kap vleren 1 059 693 leke, ku jane vendosur masa zhdemtimi ndaj 15 subjekteve farmaceutike per vleren e mesiperme. Ne lidhje me shitjet e barnave pa recete mjeku, sipas diferencave ne minus te detyrimeve kontraktuale, jane vendosur masa administrative gjobe ndaj 10 subjekteve farmaceutike ne vleren totale 100 000 leke.