Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Paketat e para të shërbimeve shëndetësore pa pagesë edhe në spitalet jopublike. FSDKSH: Reduktuam listë-pritjen për ndërhyrjet kardiologjike. Flasin ekspertët...më shumë...

Miratohet lista e re e barnave PDF Print Email
Keshilli i Ministrave ka miratuar listen e re te barnave te rimbursueshme te vitit 2007, ku jane shtuar 14 barna te reja per shtresat ne nevoje. Shtimi i tyre ne listen e rimbursimit eshte nje hap drejt shtrirjes se mbulimit me barna per popullaten ne nevoje, por nuk duhet harruar se fatura financiare qe do te paguaje shteti eshte e konsiderueshme. Me synimin per te kthyer vemendjen nga kategori si femijet si dhe per te semuret me diagnoza mjaft te renda, lista e vitit 2007 ka me shume hapesira per keto kategori sa I takon mbulimit me barna te rimbursueshme. Nderkohe qe fatura financiare qe do te paguaje ISKSH per barnat e reja me nje perllagaritje te perafert shkon ne mbi 1.6 milione dollare. “Ne kete moment, me listen e re, nje vemendje te vecante i kushtohet barnave pediatrike. Lista e barnave vitin e kaluar kishte parashikuar rreth 51 milione leke te reja per femijet, ndersa kete vit do te kemi nje vlere rimbursimi per kete kategori qe i kalon 120 milione leke te reja. Pra vemendja e qeverise per kete kategori eshte vertet e ndjeshme. Kjo eshte nje rritje cilesore dhe do te mundohemi ta perballojme brenda atyre fondeve qe kemi. Ju e dini qe kemi patur nje rritje 8.3% te fondit per barnat. Natyrisht nuk eshte vetem kjo. Jane dhe rregullime te tjera te cilat do te mbeshtesin kete futje te barnave ne liste”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se znj.Elvana Hana . Po keshtu ne vemendje te vecante do te jene dhe pensionstet. Znj Hana eshte shprehur se ne fillim te muajit prill, kohe kur do te hyje ne fuqi lista e re e barnave, do te lirohen edhe kufizimet e disa barnave te premtuara per pensionistet.

Me poshte eshte vendimi i qeverise per listen e re te barnave te vitit 2007.

V E N D I M PER MIRATIMIN E LISTES SE BARNAVE, Qe RIMBURSOHEN NGA INSTITUTI I SIGURIMEVE TE KUJDESIT SHENDETESOR, DHE TE MASES SE MBULIMIT TE CMIMIT TE TYRE

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te neneve 4 e 15, te ligjit nr.7870, date 13.4.1994, “Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, dhe te neneve 4 e 8, te ligjit nr.9645, date 27.11.2006, “Per buxhetin e shtetit, te vitit 2007”, me propozimin e ministrit te Shendetesise, Keshilli i Ministrave

V E N D O S I :
1. Miratimin e listes se barnave, qe rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, e cila i bashkelidhet ketij vendimi.
2. Miratimin e marzheve te diferencuara te tregtimit, perkatesisht, ne masen 12 per qind, per tregtimin me shumice, dhe 29 per qind, per tregtimin me pakice, per barnat e listes se barnave qe rimbursohen, dhe te marzheve te diferencuara, te tregtimit me shumice e pakice, te barnave te listes se barnave, te dhena ne pasqyren III, qe i bashkelidhet ketij vendimi.
3. Masa e mbulimit te Cmimeve te barnave te listes se barnave qe rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, te jete ne masen 50 per qind deri ne 100 per qind, sipas grupeve, si me poshte vijon:

Grupi I - Masa e mbulimit 100 per qind te Cmimit
Ne kete grup perfshihen barnat, qe kane masen me te larte te rimbursimit te Cmimit dhe qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: A12, A16, G03, J04, L01, L02, L03, L04, M05, N02, V03, perkatesisht:

- Shtesa te kriperave minerale (Potasium chloride comb);
- Barna te tjera, te aparatit gastro-intestinal dhe te metabolizmit;
- Hormonet seksuale dhe modulatoret e sistemit gjenital (Cyproteronum Acetatum);
- Antimykobakterialet;
- Antineoplaziket;
- Barnat, qe perdoren per terapine endokrine;
- Imunostimuluesit;
- Imunosupresivet;
- Barnat, qe perdoren per Crregullime te sistemit muskulo-skeletik;
- Analgjeziket (Morphinum, Pethidinum);
- Te gjitha produktet e tjera terapeutike.

Grupi II- Masa e mbulimit 85 per qind deri 95 per qind te Cmimit
Ne kete grup perfshihen barnat, qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: A09, A10, A12, B01, B03, H01, H05, M04, N03, N04, N07, perkatesisht:

- Digjestivet, perfshi dhe enzimat;
- Antidiabetiket;
- Shtesa te kriperave minerale;
- Antikoagulantet;
- Antianemiket;
- Hormone te hipofizes dhe hipotalamike;
- Kalcium homeostatiket;
- Preparatet antigutoze;
- Antiepileptiket;
- Antiparkinsoniket;
- Barna te tjera, te sistemit nervor.

Grupi III - Masa e mbulimit 75 per qind deri ne 85 per qind te Cmimit Ne kete grup pershihen barnat, qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: C01, C02, C08, C09, H03, J05, N05, R03, perkatesisht:

- Barnat, qe perdoren ne terapine kardiake;
- Antihipertensivet;
- KalCibllokuesit;
- Barnat, qe veprojne ne sistemin renin-angiotensin;
- Barnat, qe perdoren ne terapine e tiroides;
- Barnat antivirale sistematike (Lamivudinum);
- Psikoleptiket;
- Antiastmatiket.

Grupi IV - Masa e mbulimit 65 per qind deri ne 75 per qind te Cmimit
Ne kete grup perfshihen barnat, qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: A02, A07, B05, C03, C07, G01, G02, G04, H02, N02, N06, perkatesisht:

- Antiacidet, barnat per mjekimin e ulCeres peptike dhe flatulences;
- Antidiarreiket, antiinflamatoret dhe antiseptiket intestinale;
- Zevendesuesit e plazmes dhe perfuzionet;
- Diuretiket;
- Betabllokuesit;
- Antiinfektivet dhe antiseptiket gjinekologjike;
- Barna te tjera gjinekologjike;
- Urologjiket;
- Kortikosteroidet sistemike;
- Analgjeziket;
- Psikoanaleptiket.

Grupi V - Masa e mbulimit 55 per qind deri ne 65 per qind te Cmimit
Ne kete grup perfshihen barnat, qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: A03, A05, A11, G03, J01, J02, M01, P02, R05, S01, perkatesisht :

- Barnat antispastike, antikolinergjike dhe propulsive;
- Kolagoget dhe hepatoprotektoret ;
- Vitaminat;
- Hormonet seksuale dhe modulatoret e sistemit gjenital;
- Antibakterialet sistemike;
- Antimykotiket sistemike;
- Antiinflamatoret dhe antireumatiket;
- Antihelmentiket;
- Barnat kunder kolles dhe rrufes;
- Barnat oftalmike.

Grupi VI- Masa e mbulimit 50 per qind te Cmimit
Ne kete grup perfshihen barnat, qe kane masen me te ulet te mbulimit te Cmimit dhe qe bejne pjese ne keto grupe terapeutike: D01, D06, D07, C10, J05, N05, R01, R06, V07, perkatesisht:

- Antimykotiket dermatologjike;
- Antibiotiket dhe barnat kimioterapeutike dermatologjike;
- Preparatet dermatologjike te kortikosteroideve;
- Barnat per reduktimin e lipideve ne gjak;
- Barnat antivirale sistematike;
- Psikoleptiket (Lorazepam, Chlorazepatum)
- Preparatet nazale;
- Antihistaminiket sistemike;
- Te gjitha produktet e tjera joterapeutike.

4. Masa e mbulimit te Cmimit te barnave te pasqyres ІІ, qe i bashkelidhet ketij vendimi, te jete 50 per qind.
5. Masa e mbulimit te Cmimit te barnave, per alternativen e pare, ne listen e barnave te rimbursueshme, per kategorine e pensionisteve te jete 100 per qind.
6. Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i vitit 2007, i miratuar per Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor.
7. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, te percaktoje kufizimet ne perdorimin, sasine dhe kohezgjatjen e trajtimit me barnat e kesaj liste.
8. Ngarkohen Ministria e Shendetesise dhe Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per zbatimin e ketij vendimi.
9. Vendimi nr.161, date 21.3.2006, i Keshillit te Ministrave, “Per miratimin e listes se barnave, qe rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, dhe per masen e mbulimit te Cmimit te tyre”, i ndryshuar, shfuqizohet .

Ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA