Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Drejtori i Fondit te Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, flet për listën e barnave të rimbursueshme të vitit 2014. Flasin gjithashtu Ministri i Shëndetësisë, z. Beqaj, prof. dr. Mihal Tase, prof. dr. Alketa Koroshi dhe mjeke te tjere te QSUT-së. më shumë...

ISKSH vendos mjek per azilin PDF Print Email
Me iniciativen e drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, znj. Elvana Hana, Shtepia e te Moshuarve ne Tirane do te kete mjek ne dispozicion te te moshuarve. Mjeku i familjes i lagjes, i cili paguhet nga ISKSH, do te marre nje bonus (pra nje shtese rroge) per te qene prezent ne azil per Cdo nevoje te banoreve te tij. Mjeku do te vije ne Shtepine e te Moshuarve 3 here ne jave nga 2 ore ne dite dhe pagesa shtese qe do te perfitoje do te vendoset brenda kesaj jave nga Keshilli Administrativ i ISKSH-se. Pavaresisht se Shtepite e te Moshuarve, sikurse jeni ne dijeni, jane nen administrimin dhe pergjegjesine e sherbimit social shteteror, drejtoresha e ISKSH-se e ndermori kete iniciative per t’ju ardhur ne ndihme sadopak ketyre personave, te cilet ne kete menyre do te kene me shume akses ne sherbimin shendetesor, duke e marre ate brenda godines ku jetojne.

Edhe shtesen ne page, mjeku i familjes qe do te ofroje ndihmen shendetesore ne shtepine e te moshuarve do ta marre po nga ISKSH. Kjo iniciative e drejtoreshes se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor vjen pas njohjes me gjendjen aktuale te Shtepive te te Moshuarve ne vend dhe sherbimin shendetesor qe ofrohet ne to. Per hir te se vertetes sherbimi shendetesor per keto qendra eshte zgjidhur me pagese nga sherbimi social shteteror (i cili ka ne varesi azilet) ne rrethet ku ka shtepi te moshuarish, ndersa per Tiranen nuk kishte nje zgjidhje te tille. Nisur nga ky fakt, drejtoresha e ISKSH-se znj. Elvana Hana ndermori iniciativen per ofrimin e ketij sherbimi ne Tirane, ku aktualisht ka 27 banore.

Ne takimin me te moshuarit, znj Hana kerkoi te dinte prej tyre sa te nevojshem e kane nje sherbim te tille ne azil. Ata u shprehen se shpesh e kane te veshtire te shkojne ne lagje dhe te qendrojne gjate ne radhe, ndaj vendosja e nje mjeku per ta i lehteson mjaft. Vendosja e nje mjeku, eshte sidomos e rendesishme per disa prej te moshuarve, aktualisht te vendosur ne katin e pare te godines, te cilet kane disa semundje dhe e kane mjaft te veshtire levizjen. “Ne, institucionet shteterore dhe shoqeria ne teresi duhet te kujtohet per ju jo thjesht ne diten e 1 tetorit, diten nderkombetare te moshes se trete, por cdo dite te vitit”, u shpreh drejtoresha e ISKSH-se, znj. Elvana Hana. Ajo theksoi gjithashtu se pergjegjesia e institucioneve shteterore eshte tu sherbeje njerezve dhe jo t’i dominoje ata. “Gjej rastin ketu ti bej dhe nje apel shoqerise per te kthyer syte nga kjo shtrese mjaft ne nevoje”, u shpreh znj. Hana.

Ne takim ishte e pranishme edhe zv. ministrja e ministrise se Punes dhe Shanseve te Barabarta, znj. Marjeta ZaCe, e cila vleresoi kete iniciative te ISKSH-se dhe tha se do te ishte mjaft e dobishme shtrirja e ketij projekti.

Ne kete prezantim te iniciatives se Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ishte i pranishem edhe mjeku Ylli JaCe i cili, pas propozimit te ISKSH-se, ka pranuar t’i sherbeje ketyre te moshuarve. Ai u shpreh se kjo eshte forma me e mire per te pasur sherbim shendetesor per ta dhe per te perditesuar gjendjen e tyre ne cdo moment. Vete azili do ti vendose ne dispozicion mjekut ambiente te posacme per te kryer vizitat mjekesore.