Drejtori i Përgjithshëm

Dr. Astrit BECI

Multimedia

Pacientët, të cilët kanë probleme të zemrës, kanë nisur të përfitojnë shërbime falas edhe në spitalet jopublike. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kudjesit Shëndetësor, Astrit Beci, ka asistuar gjatë procesit të koronarografisë së një pacienti në një nga spitalet private, i cili ka lidhur kontratë me Fondin. më shumë...

Kontrata kolektive PDF Print Email
ISKSH firmos me Sindikatat kontraten kolektive te punes.
Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, znj.Elvana Hana ka firmosur kontraten kolektive te punes me Federaten e Sindikatave te Shendetesise se Shqiperise te perfaqesuar nga kryetar, z. Minella Mano. Kontrata nenshkruhet nje here ne 3 vjet dhe kesaj radhe ka disa kushte me lehtesuese per mjeket e familjes.

Nje nder pikat ne favor te mjekeve ka te beje me shperblimin qe perfitojne kur dalin ne pension. Keshtu, duke filluar nga ky vit, te gjithe mjeket e familjes do te marrin 2 paga te plota mujore ne momentin qe dalin ne pension. Kjo pike eshte qartazi e sanksionuar ne kontraten e punes.

Lidhur me shperblimin vjetor, nje prej kerkesave per te cilen eshte ngulmuar shume nga sindikata, eshte vendosur qe cdo mjek familjeje do te perfitoje deri ne 2 paga mujore, ne varesi te rezultatit financiar te Institucionit, rezultat ky qe lidhet direkt edhe me punen e mjekut.

Ne kontraten e firmosur mes dy paleve, nuk kane ndryshuar pikat qe lidhen me shperblimin shtese ne rastin kur punemarresi eshte i ekspozuar ndaj agjenteve kimike, biologjike qe shkaktojne deme ne organizem. Po ashtu nuk ka ndryshuar dhenia e pages se nje muaji ne rast fatkeqesie(vdekjes se punemarresit apo nje semundjeje te rende), dhe ne rast se ka me shume se 3 vjet maredhenie pune, perfitohet paga e 2 muajve.

Ne kontrate ka detyrime dhe sanksione bazuar ne ligjet ne fuqi. Me mareveshje mes paleve, eshte zbutur nje prej detyrimeve qe ka te beje me ndalesen e pages ne rast shkeljeje (ishte 1 muaj, behet 15 dite). Megjithate kane mbetur ne kontrate te gjitha nivelet e penaliteteve duke filluar nga keshillim, verejtje e deri ne largim nga puna ose nderprerja e kontrates.

Ne kontrate perfshihet gjithashtu pushimi vjetor i cili eshte jo me pak se 4 jave ndersa norma javore e punes eshte 40 ore.

Puna e kryer ne ditet e pushimit, diten e diele dhe festat zyrtare, kompensohet me shtese page, jo me pak se 25 %, ose nje pushim sa kohezgjatja e punes.

Nje nga pikat e ndryshuara ne kontraten e re ka te beje me percaktimin per ruajtjen e vendit te punes nga ana e punedhenesit.

Punedhenesi (ISKSH) eshte i detyruar te ruaje vendin e punes per punonjesit qe jane me kualifikime, vetem kur keto kualifikime jane te miratuara nga ISKSH-ja.

Ndersa pikat e tjera qe kane te bejne me ruajtjen e vendit te punes per grate me leje linde, punonjesit me paaftesi te perkoheshme, punonjesit me perkujdesje familiare(me leje, me apo pa te drejte page), nuk kane ndryshuar.

Firmosja e kontrates kolektive ne nivel te pare (mes ISKSH dhe Federates se Sindikatave te Shendetesise) i hap rruge hartimit te kontratave te punes ne nivel te dyte (rajonal) e me tej kontratave individuale me te drejtat e detyrimet midis punedhenesit e punemaresit konkret per secilin institucion.