Prezantohet karta e shëndetit
Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor(FSDKSH), dr. Astrit Beci, prezantuan kartën e shëndetit, një projekt i FSDKSH, i bërë tashmë realitet në të gjithë Shqipërinë.
Paketat e shërbimeve edhe në spitalet jopublike
Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dr. Astrit Beci lajmëruan në një konferencë për shtyp fillimin e procesit të ofrimit të paketave të shërbimeve edhe në spitalet jopublike si dhe mënyrën e përfitimit të tyre nga pacientët.
Miratohen kostot e paketave shëndetësore
FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, hartuan kostot e 10 paketave shëndetësore. Bëhet fjalë për gjashtë paketa të kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë: By pass koronar; Interventet valvolare; Intereventet kongenitale; Pacemaker definitive; Angiografi koronare; Angioplastikë koronare si dhe tre paketa të Nefrologjisë: Dializën, transplantin e veshkave dhe terpainë e flakjes akute dhe implantin koklear.
Nis puna për kostimin e paketave
Në zbatim të politikave të Qeverisë, FSDKSH në bashkëpunim me shërbimet universitare, nisi punën për hartimin e paketave shëndetësore, gjë që do të sjellë një risi në financimin e shërbimeve spitalore.
Shëndetësia, bashkëpunim Shqipëri-Kosovë
Në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, nis një rrugë e gjatë bashkëpunimi në fushën e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit ndaj popullatës mes dy vendve tona.
FSDKSH organizon Forumin Ballkanik
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, organizoi në Tiranë Forumin Ballkanik të Sigurimeve Shëndetësore, me pjesëmarrje të vendeve të rajonit, ku u diskutua për sfidat e financimit të drejtë të shërbimeve mjekësore, për të arritur një mbulim sa më të gjerë të popullatës.

Nje nga sfidat e sistemit shendetësor është përllogaritja e kostove, në bazë të të cilave do të bëhet dhe financimi I spitaleve me reformën e nisur në këtë sektor. Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, ka nisur puna për përllogaritjen e kostove, ku një rol të rëndësishëm do të kenë vetë spitalet, mbështetur nga stafi I ISKSH-së.

 

Përfshirja e spitaleve në skemën e sigurimeve shëndetësore eshte përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave me vendimin nr 1661 dt. 29.12.2008. Sipas ketij vendimi, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratë me cdo spital dhe dejtori I spitalit lidh kontrata me të gjithë punonjësit. Kontratat do të bazohen në shërbimet që realisht ofrohen në spitale në momentin e lidhjes së kontratës.

 

 

Ne kontraten dypaleshe nder te tjera  percaktohen:

a. Sherbimet e parashikuara per cdo spital;

b.  Menyrat e mbajtjes se te dhenave dhe te raportimit;

ç. Modalitetet e pageses se spitalit;

d. Metodollogjia e llogaritjes se shpenzimeve;

e. Treguesit e cilesise dhe performances;

e. Menyrat e menyrat e ushtrimit te kontrollit nga ana e ISKSH;

g. sistemi I referimit dhe menyren e identifikimit te te siguruarve;

h. Menyrat e zgjidhjes se mosmarreveshjeve.

 

 

Një nga pikat më të rëndësishme të këtij vendimi ka të bëjë me shndërrimin e spitalit në person juridik, publik me buxhet të pavarur, I cili do të ketë mundësi kontraktuale dhe do të jetë përgjegjës për realizimin e prokurimeve publike të vetë spitalit. Kjo do të thotë që spitalet me këtë vendim fitojnë autonomi sa I takon përdorimit të fondeve për nevojat e spitalit e në mënyrë të posacme për furnizimin me medikamente. Sigurisht procedurat do të monitorohet nga ISKSH-ja e cila do të kontrollojë spitalet për pjesën e financimit.

Sipas këtij vendimi spitali ushtron veprimtarinë e tij bazuar në këto standarde që përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe mund të rivlerësohen cdo vit.

Sa I takon financimit të spitaleve, kalimi I buxhetit do të bëhet nëpërmjet llogarisë së thesarit të Ministrisë së Financave. Kjo do te thote se levrimi I fondeve do te behet nga Ministria e Financave per dhenien e pagave, sigurimeve dhe mallrave e sherbimeve.

Sipas vendimit të qeverisë spitali do të zbatojë sistemin e referimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila do të jetë gjithashtu përgjegjëse për investimet në spitale.

Një pikë e rëndësishme e arritur me këtë vendim ka të bëjë me përdorimin e të ardhurave dytësore nga vetë spitali, I cili do të ketë mundësi edhe të trashëgojë fondet (pra nëse I mbeten fonde pa shfrytëzuar gjatë vitit ato nuk do të kalojnë më në buxhetin e shtetit por do të mund të mbahen dhe përdorohen nga vetë spitali).

Ndryshimi I mënyrës së financimit në spitale dhe ndarja e qartë e kompetencave dhe përgjegjësive do të përbëjë thelbin e reformës që po ndërmerret në sistemin tonë shëndetësor e cila ka në fokus pacientin dhe ku elementi më I rëndësishëm është vetëmenaxhimi I një pjese të fondeve nga spitalet. 

 

Kontakte

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Adresa: Rruga Sami Frsheri, L 8, Tirane
Tel: +35542230984 | Fax: +35542274953


Credits ADV Digital Solutions