Projekti i Paresorit

Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor synon te jete financues i vetem i sherbimit shendetesor ne vend. Kjo nenkupton unifikimin e burimeve te financimit ne kujdesin shendetesor, deri tani te fragmentuar dhe financimin e kujdesit shendetesor nga nje burim i vetem qe do te jete Sigurimi Shendetesor,

risi qe do te sjelle me shume transparence ne perdorimin e fondeve, identifikimin e roleve te bleresit dhe ofruesve te sherbimit, si dhe do te krijoje kushtet per funksionimin e marrdhenieve midis bleresit dhe ofruesve nepermjet kontraktimit direkt te ketyre te fundit me sigurimin shendetesor.  Pikerisht per te nisur kete rruge, me 1 janar 2007 ka nisur te zbatohet konkretisht nje projekt mjaft i rendesishem, sic eshte ai i shtrirjes se skemes se sigurimeve shendetesore ne sherbimin shendetesor paresor.
Per here te pare jane krijuar qendra shendetesore autonome dhenese te sherbimeve te kujdesit paresor, te cilat funksionojne si nje ekip profesionistesh te kontraktuar me sigurimin shendetesor kundrejt dhenies se nje pakete te mirepercaktuar sherbimesh shendetesore, me llogari bankare dhe status te vecante. Sigurimi shendetesor lidh kontraten me pergjegjesin e Qendres Shendetesore dhe nga ana tjeter pergjegjesi i qendres lidh kontrata individuale punesimi me Cdo pjesetar te stafit te qendres. Qellimi i Qendres Shendetesore autonome eshte te ofroje sherbime shendetesore cilesore bazuar ne parimin e mjekesise familjare per t\'i sherbyer popullates ne te gjithe zonen qe mbulon qendra. Kjo forme e re kontraktimi nuk cenon parimin e zgjedhjes se lire te mjekut, i cili do te vazhdoje te aplikohet brenda ndarjes administrative ku ben pjese Qendra Shendetesore. Synimi i kesaj reforme decentralizuese eshte te realizoje sherbime shendetesore efektive dhe cilesore ne kujdesin paresor per pacientet.
ISKSH ka kontrata me 418 qendra shendetesore ne shkalle vendi, te cilat mbulojne sherbimin e kujdesit shendetesor paresor. Numri me i madh i ketyre qendrave shtrihet ne rajonin e Elbasanit me 52 qendra, rajoni i Fierit me 45 qendra, rajoni i Tiranes me 40 qendra, rajoni i Korçes me 39 qendra, rajoni i Shkodres me 37 qendra, rajoni i Dibres me 35 qendra.
Metoda e re pageses ka te beje me llogaritjen e buxhetit te Qendres Shendetesore mbeshtetur mbi :
- Numrin e banoreve te regjistruar (parashikohet ne masen 85%).
- Buxheti per aktivitet ne masen 10 %.
Financimi i buxhetit per aktivitet  lidhet teresisht me numrin e vizitave qe realizojne qendrat shendetesore, numer i cili eshte percaktuar me vendim te Keshilit Administrativ te ISKSH-se , konkretisht per vitin 2008, qendrat shendetesore qe veprojne ne teritoret e bashkive duhet te realizojne mesatarisht 10-12 vizita ne dite, qendrat shendetesore qe veprojne ne territoret e komunave te zonave fushore kodrinore 9 vizita ne dite dhe qendrat shendetsore qe veprojne ne komunat e zonave malore e te thella malore 6 vizita ne dite.
- Parashikohet edhe nje bonus prej 5% per cilesine e sherbimit.
Per matjen e cilesise se sherbimit, pra te 5% shtese, jane percaktuar 6 indikatore per te cilet eshte vendosur nje sistem pikezimi.

 

Indikatori

Piket

 1

Perqindja e pacienteve te rregjistruar qe jane vizituar per here te pare (PHVP) brenda vitit nga MF

15

 2

Kosto mesatare e recetave per diagnoze per diagnoza te zgjedhura

20

 3

Perqindja e pacienteve kronike te vizituar cdo muaj nga MF

15

 4

Perqindja e grave shtatzana qe marrin viziten e pare brenda tremujorit te pare

15

 5

Perqindja e femijeve te moshes 0-14 vjec te vaksinuar plotesisht

20

 6

Perqindja e stafit qe mer pjese ne edukimin mjekesor te vazhdueshem

15

 

Total

100


Cdo indikator do te matet proporcionalisht dhe bazuar mbi piket e marra do te behet dhe shperndarja e buxhetit perkates. Sa me shume dhe mire te kujdesen personeli shendetesor per popullaten qe mbulojne aq me shume leke do te hyjne ne arken e QSH te cilat do te perdoren per shperblime dhe rritje rroge.
Percaktimi i indikatoreve per matjen e cilesise eshte bere duke u nisur nga praktika te njohura boterore dhe bazohet mbi indikatore qe jane sinjifikative per sistemin shendetesor te nje vendi. Kujdesi ndaj femijeve duke kryer imunizimin e plote te tyre eshte nje nga treguesit kryesore per cilesine e kujdesit ne nje vend te caktuar, per vete rendesine qe ka parandalimi i semundjeve te ndryshme me ane te vaksinave. Kujdesi ndaj gruas shtatzane duke e vizituar qe ne tremujorin e pare te shtatzanise ndihmon ne parandalimin e shume semundjeve te nena si edhe ne formimin e fetusit te i cili ne tremujorrin e pare formohen te gjitha organet jetike per organizmin. Parimi i mjeksise familjare qe zbatohet ne sherbimin shendetesor paresor ka si baze kujdesin shendetsor per te gjithe popullaten qe eshte e regjistruar te mjeku perkates, prandaj nje nga indikatoret qe tregon cilesine e kujdesit eshte edhe perqindja e popullates se regjistruar qe vizitohen per here te pare. Gjithashtu, tregues i cilesise se sherbimit eshte edhe ndjekja dhe kujdesi ndaj te semureve kronike te cilet duhet qe te vizitohen cdo muaj nga Mjeku i familjes ne menyre qe te monitoroje ecurine e shendetit te tyre dhe efikasitetin e mjekimit. Nje nga elementet me te rendesishem te punes se perditshme te Mjekut te familjes eshte edhe menaxhimi i recetes dhe pershkrimi i saj sipas rregullave te ISKSH, zbatimi korrekt i se ciles do te shperbleje Mjekun dhe QSH perkatese me 20% te bonusit per cilesine e sherbimit. Ky indikator eshte vendosur edhe per te stimuluar Mjeket qe te vendosin nje standart per mjekimin e diagnozave te njejta brenda territorit te nje qarku.
QSH dhe personeli shendetesor jane familjare me te gjithe indikatoret dhe nivelin qe duhet te arrijne qe te marrin fondin perkates duke qene se keto jane pjese e kontrates se financimit qe QSH nenshkruan me DRSKSH perkatese.